Kulturë

Publikohet në Moskë komentimi i Kur’anit

Komentimi i parë i Kur’anit u botua në gjuhën ruse në Moskë.

Vëlimi i 12-të, që është i fundit, me titull Nur-ul-Kuran Fi Tafsir al-Kur'an, që sapo është kompletuar dhe doli nga shtypi në gjuhën ruse.

Instituti Kërkimor Amir al-Muminin-në Isfahan e ka publikuar Nur Al-Kur'anin në bashkëpunim me Fondacionin për Studime Islamike , Shtëpinë Botuese për Studime Orientale të Shën Petersburgut dhe Botimet Sadra, raportoi Agjencia e Lajmeve IRIB News. 

Ajetullah Fakih Imani, themelues dhe drejtor i institutit, tha se vëllimi i fundit i komentimit të Kur’anit përmban interpretimin e pjesës së fundit të Kur'anit nga Surja el-Muzzammil  deri te surja e fundit  el-Nas.

Ai vuri në dukje se vëllimi i fundit përmban 448 faqe.

Sipas Ajetullah Fakih Imanit, komentimi i Kur’anit është përkthyer më herët dhe është botuar në disa gjuhë të tjera, duke përfshirë gjuhën angleze, azere, frëngjisht, italisht, spanisht, dhe në gjuhën malaje.

Ai  vazhdoi duke thëne se vepra Komentimi i Kur’anit është hartuar duke shfrytëzuar komentimet e tetë komentuesve shi’i dhe sunni.