İran

Loja e fronit në Lindjen e Afërt

Gjeopolitika e Lindjes së Afërt prap po rishkruhet para neve, porse askush nuk është prapa timonit. Irani ndoshta beson që është ai, disa shtete arabe po luftojnë të jenë, Turqia hoqi dorë pas disa dështimeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojnë ashtu që të mos jenë. Por situata e vërtet është se asnjëra anë nuk menaxhon me këtë ” lojë të fronit” dhe të gjithë  janë me shtigje afatshkurtra, oportunzimit dhe inatit politik. Por së pari, lajmet e mira. Marrëveshja nukleare iraniane me grupin P5+1 do të zvogëlojë urrejtjen e cila mbretëron më shumë se katër dekada. Super fuqia dhe fuqia rajonale ndoshta do të përshtaten marrëdhënieve të reja, por pa dyshim të ndërlikuara. Aktorët të matur politik në Iran do të jenë të përforcuar, sikurse edhe diaspora e shumtë iraniane e talentuar. Këto janë të gjitha faktor pozitiv pasi që tani ekziston gjasa më e madhe për t’u vendosur bashkëpunimi, e jo konflikti, si dhe udhëzime të reja për zhvillimin e Republikës Islamike, pasi që entuziazmi revolucionar tani është më  i vjetër. Porse në lojën e balancimit të Lindjes së Afërt, e gjitha punohet në dëm të dikujt tjetrit. Fitim nga njëra anë përjetohet si humbje për anën tjetër. Izraeli si dhe disa vende arabe kyçe do të shikojnë në marrëveshjen nukleare iraniane si humbje gjeopolitike e cila për ta do të ketë pasoja.
Sigurisht se nuk i ndihmon atë që Irani është i përzier në Liban, Irak, Siri e ndoshta edhe Jemen. Çoftë të shikohet në strategjinë mbrojtëse të domosdoshme të Iranit ose në lojën e ndikimit legjitim dhe të sofistikuar, aktorët e shumtë, që nga kryetari i Turqisë dhe gjer te mbreti i Arabisë Saudite dhe shumë të tjerëve në mes, në këtë rast shikojnë atë sikurse dëshirën për hegjemoninë. Përveç këtyre rasteve, të cilët janë relevante pasi që do të iniciojnë veprimin politik, se si do të zhvillohet situata në Lindjen e Afërt pas bisedimeve nukleare? Irani është mirë i pozicionuar që të mbajë ndikimin e tij në Irak, Siri dhe Liban, do të thotë në pjesën veriore të Lindjes së Afërt. Iranit nuk do të jetë lehtë në këto shtete, por lidhja e tij e suksesshme me Hezbollahun, milicit shiite në Irak si dhe dëshirën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të shkatërrojnë ISIS-in, do të japin atij ndikim më të madh mbi të tjerët, e me siguri më tepër se aktorëve të ndarë sunit. Në ndërkohë Arabia Saudite e ka nënvizuar kufirin me Jemenin, edhe pse pak është e besueshme se Arabia Saudite apo shtetet e Gjirit Persik do të mund të marrin kontrollin e plotë mbi Jemenin, është e mundshme që është ndal për momentin iniciativa e Lëvizjes Husi për kontroll mbi Sanën dhe Adenin. Kjo në kombinim me situatën në Bahrejn dhe aleancën e re me Egjiptin, Turqinë dhe shtetet tjera të Gjirit Persik, do të thotë që pjesa jugore e Lindjes së Afërt do të jetë nën ndikimin më të madh të Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj .
Gjendja e vërtetë për Iranin dhe Arabinë Saudite në këtë shtresë dy llojesh të Lindjes së Afërt do të jetë, që ata do të kenë më shumë probleme atje ku kanë më shumë ndikim. Iraku dhe Siria nuk do të pajtohen, por as Jemeni. Në lojën e inatit dy fuqitë e Luftës së Ftohtë të Lindjes së Afërt do të bëjnë të gjitha që nëpërmjet ndërmjetësueseve të bëjnë destabilizimin, duke nevrikosur njëra tjetrën, në të cilin do të pësojnë njerëzit. Ekziston mundësia që Libani dhe Jordania të shmangen pasojave të kësaj loje. Kujtimi në luftën qytetare në Liban akoma i parandalon njerëzit që të bashkohen konfliktit, ndërsa ekziston edhe marrëveshja se asnjëri nuk do të hap edhe një front të Luftës së ftohtë rajonale. Dialogu i pafundmë libanez, nën maskën e qeverisjes, do të ketë ngritje dhe ulje, porse në rast se situate në Siri dhe Irak do të vlojë, situate në Bejrut do të mbetet në temperature mesatare. Jordania paraqet bazën kyçe për SHBA-të si dhe tampon zonën për Izraelin, dhe se ka gjendjen efikase të sigurisë që ajo të mund të zien në kohën e ardhshme. Këto dy shtete të vogla mund të kenë rolin e kuazi të sigurisë për situatën kaotike e cila mbretëron rreth tyre.
Xhokeri në lojë mbetet edhe Izraeli dhe reaksioni i tij në rolin e ri të Iranit. Irani ka shumë dyshime dhe nuk do të rrinë qetë dhe të shikon se si rajoni po ndryshon. Konfliktet e paradokohshme dhe sulmet në Golan mund të shkaktojë telashe, luftërat në frontin verior apo jugor, do të thotë në Gazë ose Liban, Izraeli do të tregojë fuqinë e vet. Por në fund të ditës, bile edhe hapat e tilla, sikurse që janë konfliktet në Jemen, Irak dhe Siri, vetëm se do të rrisin  jostabilitetin dhe mjerimin. Karakteristikë kryesore e rajonit nuk është gjeopolitika e saj e cila tërheq vëmendjen, por fakti se banorët e asaj rajoni mbeten robër të lakmisë, korrupsionit dhe halucinacionit të liderëve të tyre.
Marrëveshja për programin nuklear iranian ndoshta me të vërtetë do të shënoj fillimin e marrëdhënies së re të Iranit  me SHBA-të, përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën dhe hyrjen e përsëritshme të Iranit në bashkësinë më të madhe të shteteve. E gjithë kjo mund të paraqet mundësit e reja pozitive , duke përfshirë edhe daljen potenciale nga zalli i gjallë, që është në të vërtet Lindja e Afërt.

Burimi: Al Jazeera