Jemeni

Popujt për rreth rajonit e dënojnë agresionin në Jemen

Turma të mëdha të njerëzve në disa vende morën pjesë në një seri të tubimeve të protestës të premten për të dënuar pushtimin sauditë të Jemenit.

Dhjetëra mijëra protestues mbajtën një miting masiv jashtë kompleksit të   Xhamisë al-AKsa Xhamia në al-Kuds (Jerusalem) pas namazit të Xhumasë.

Demonstruesit e zemëruar palestineze brohoritën sllogane kundër ndërhyrjes Saudite në Jemen.

Disa protesta janë mbajtur të Xhumanë edhe në Bahrejn në disa rajone, duke dënuar agresionin Sauditë, raportoi Press TV.

Ndërkohë, forcat e regjimit të Bahrejnit arrestuar një udhëheqës të shquar të opozitës që dënoi sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen.

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare Demokratike, Fadhel Abbas u arrestua pasi i quajti sulmet një akt agresioni dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

Regjimi në Manama ka shprehur mbështetje për ndërhyrjen Saudite në Jemen.

Në  Jemen, mijëra njerëz dolën në rrugët e Sana'as për të protestuar kundër sulmeve ajrore saudite në këtë qytet. Sipas raporteve të medias lokale, rreth gjysmë milioni njerëz morën pjesë në mitingjet anti-saudite.

Burimet thonë se demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në disa vende në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut.

Në Pakistan, mijëra njerëz kanë mbajtur mitingje proteste kundër pushtimit të Jemenit nga Arabinë Saudite.

Një demonstratë masive u organizuar nga Komiteti i Veprimit të Muslimanëve Shia në Pakistan dhe disa grupeve të tjera, demonstrata u mbajt në portin jugor të Karaçit pas faljes së Namazit të Xhumasë.

Demonstruesit e zemëruar dënuan agresionin sauditë dhe qeverinë e kryeministrit Navaz Sharif për mbështetjen e Sauditëve.

Tubime të ngjashme janë mbajtur edhe në qytete të tjera të Pakistanit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Islamabad, Lahore, dhe Kuetta.

Tubimet e protestat erdhën një ditë pasi Arabia Saudite i bëri thirrje Pakistanit që të bashkohet me koalicionin.

Administrata e Kryeministrit Sharif ka përkrahur agresionin por është përmbajtur për t’u bashkuar me sulmet ajrore.

Qeveria pakistaneze tha se ka dërguar një delegacion të nivelit të lartë në Arabisë Saudite për të vlerësuar situatën.

Kreu i opozitës pakistanez, Imran Khan ka paralajmëruar  Kryeministrin Sharif  që të kundërshton dhe të mos bashkohet me Arabinë Saudite kundër Jemenit.

A jemi duke hyrë në një tjetër luftë apo në një luftë dhe duke u bërë pjesë e saj? Unë fuqimisht e kundërshtojë këtë. Unë jam duke thënë këtë në emër të të gjithë Pakistanit. Pakistani është i ngopur me luftë dhe njerëzit kanë nevojë për paqe. Nëse do të ndërhyjmë në këtë luftë,

në fund pasojat do të jenë në Pakistan. Atëherë do të ketë më shumë terrorizëm dhe më shumë sektarizëm. Ne fuqimisht e kundërshtojmë këtë, tha të premtën Imran Khan, udhëheqës i Lëvizjes së Partisë të Drejtësisë.

Avionët luftarakë sauditë kryen sulmet ajrore të para në Jemen të enjten, ku me aeroplanë bombarduan kryeqytetin e Jemenit, Sana’a,  qytetin veriperëndimorë Sa'ada, dhe Ta'izz në jugperëndim.

Raportet thonë se dhjetëra njerëz janë vrarë që kur filluan sulmet ajrore.

Sulmet ajrore kundër Jemenit kanë tërhequr dënimin nga shumë vende, duke përfshirë Iranin, Rusinë, Irakun , si dhe nga lëvizja libaneze e rezistencës, Hizbullah.

Kanali i lajmeve al-Arabiya raportoi të enjten se Arabia Saudite ka vendosur 100 aeroplanë luftarakë, 150,000 ushtarë dhe njësi të tjera detare për fushatën ushtarake në Jemen.

Shkelja e qartë e sovranitetit të Jemenit nga Arabia Saudite ka qenë deri më tani e injoruar nga organizatat ndërkombëtare, veçanërisht nga OKB-ja., kundër këtij shteti arab. 

Burimi: IQNA News