Fe

Rihapen dhjetë xhamitë në Republikën e Afrikës Qendrore

U rihapen dhjetë xhamitë në Bangui, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore,

ndërsa muslimanët filluan të kthehen në shtëpi pas disa muajve të dhunës sektare,  tha një autoritet i lartë fetar.

Xhamitë u mbyllën pasi njerëzit u larguan nga dhuna për shkak të luftimeve mes grupeve rivale etnike në shtetin pa dalje në det, tha Aliou Husseini, një nga autoritet fetar më me ndikim.

Një shtëpi e adhurimit kur mbyllë dyert e saj nuk është një gjë e mirë, tha Husseini, duke shpresuar se dhuna në kohën e fundit është zvogëluar dhe do të vazhdojë kështu deri në ndërprerje.  

Sipas statistikave të OKB-së, mbi 95 për qind e 436 xhamive në këtë shtet u shkatërruan në konfliktin mes milicive të krishtera dhe muslimane.

Ndërkohë, rreth 3.000 muslimanë të cilët u larguan nga dhuna janë kthyer në shtëpi, sipas Abacar Ousmane, një zëdhënës për mulimanët në Bangui.

Forcat e OKB-së, të mbështetur nga ushtarët francezë, kanë dërguar trupa për të kontrolluar situatën. Forca e OKB-së përfshin rreth 6.000 ushtarë nga Unioni Afrikan, të cilët janë me mandat të Organizatës Ndërkombëtare që nga muaji shtator i vitit të kaluar.

Megjithatë, disa shtete evropiane kanë vendosur t’i largojnë forcat e tyre, duke krijuar shqetësim për një vakum të mundshëm të sigurisë. 

Republika e Afrikës Qendrore ka qenë e përballur me trazira që nga dhjetori  i vitit 2013, kur grupet e armatosura të krishtera nisën sulme të koordinuara kundër muslimanëve të grupit Seleka që përmbysi qeverinë në mars të atij viti.

Të paktën 5.000 njerëz besohet të jenë vrarë dhe mbi një milion të zhvendosur nga konflikti deri tani. Shumë prej atyre që kanë ikur nga shtëpitë e tyre janë muslimanë.

Burimi: Press TV