Kulturë

Konferencë Ndërkombëtare: Gruaja dhe Familja

Një konferencë ndërkombëtare e titulluar ”Gruaja dhe Familja sipas vështrimit të Shkollave Juridike Xha’feri dhe Shafi'i” u zhvillua të martën më 17 mars 2015 në Xhakartë, Indonezi.

Sipas faqes të internetit të Organizatës së Kulturës Islame dhe Marrëdhënieve (ICRO), programi u organizua në bashkëpunim me Qendrën Kulturore Iraniane në Xhakartë.

Universiteti Islamik Kalijaga Sunan ishte mikpritës i veprimtarisë e cila u ndoq nga përfaqësuesi kulturor i Gjyqësorit Iranian si dhe guvernatorit të provincës Jogjakarta. 

Janë dorëzuar 23 kumtesa në gjuhën indoneziane, anglisht dhe arabisht në sekretariatin e konferencës nga të cilat dhjetë studime janë botuar.

Reza Berenjgar, kreu i  Qendrës Kërkimore të Kur'anit dhe Hadithit  dhe Sobhani Niya, përfaqësues i çështjeve kulturore dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Qendrës Dar-ul-Hadith paraqiti kumtesën me titull  Shkaqet e Forcimit dhe Dobësimit të Familjes sipas Haditheve dhe “Statusin e Gruas në Islam sipas Shkollës Juridike Xha’ferite.”

Sejjid Ahmad Habibnexhad, përfaqësues i Qendrës Kërkimore të Kuvendit Konsultativ, diskutoi rreth temës  ”Të drejtat e familjes në Jurispodencën Xha'farite.. 

Duke marrë parasysh se armiqtë e Islamit përpiqen për të krijuar përçarje mes shkollave islamike juridike, organizimi i programeve të tilla mund  do të jetë shumë i dobishëm në rritjen e unitetit mes muslimanëve.