Pse shamia është aq e diskutueshme?
Edhe pse miliona femra nëpër botë e veshin shaminë, mbulesën, kjo është ende një temë e polemikave dhe keqkuptimit në mes të shumë njerëzve.
Dr. Naushin Pasha-Zaidi, një studiuese në Institutin Petroleum, ka filluar një projekt për të hulumtuar perceptimet e shamisë midis muslimanëve dhe jomuslimanëve në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe jashtë vendit. Pasi ka shkruar disertacionin e saj mbi këtë temë, ajo vendosi të vazhdoi hulumtimet e mëtejshme.
Ajo po mbledh përgjigjet nga femrat e disa feve të botës, duke përfshirë Amishët, Hindu, Wiccanët dhe Muslimanët.
Unë kam dëshirë vërtet të dëgjoj tregimet e muslimanëve.
Në termet e letërsisë feministe, literatura perëndimore e paraqet shaminë si një simbol i shtypjes, por unë kam vështirësi të marrë mendimin e burrave, sepse ata mendojnë se kjo është një temë që i përket femrave muslimane.”
Dr. Louise Lambert, një psikologe dhe pedagoge në Universitetin Kanadez të Dubait, ka qenë një nga kontribuueset jomyslimanë në hulumtim. Si kanadeze në Dubai, Dr. Louise Lambert tha se ajo e ka parë se çfarë do të thotë shamia për studentët e saj.
Ajo tha se hulumtimi ka qenë një temë e rëndësishme.
Është atje, por askush nuk është duke folur për këtë, tha ajo.
Për shkak të mediave, shamia është bërë një patate e nxehtë. Kjo është pjesa më e politizuar e veshjeve. Kjo është një pjesë e veshjeve, por ajo ka shumë më shumë rëndësi se kaq.
Hulumtimi është duke ndihmuar njerëzit që të shohin njëri-tjetrin me sytë e njëri-tjetrit, tha ajo. Ka aq shumë keqkuptime në lidhje me shaminë dhe kur është e çështjet e femrave unë gjej se femrat perëndimore dominojnë bisedën, thonë se ajo asgjë s’ka të bëj me ne, ose nga ana tjetër, burrat thënë se asgjë s’ka të bëj me ta.
Ne kemi nevojë për të lejuar gratë të veshur shaminë ose mbulesën. tonë.
Ajo tha se për studentet e saj, shamia është një pjesë e identitetit të tyre.
Alia Khan, kryetare e Këshillit të Dizajnit të Modës Islamike, tha se organizata po mbështet hulumtimet si Modë Islamike, kjo është një fushë e cila po rritet me shpejtësi nëpër botë, dhe madje edhe në vende të papritura si Meksika.
Jo vetëm që ka një kërkesë nga femrat muslimane për veshjen më modeste, por edhe nga femrat hebreje, të krishtera.
Kjo nuk është vetëm një fe, por një mënyrë e jetës, kështu që është e rëndësishme për të parë ideologjinë, besimet prapa kësaj kulture, tha zonja Alia Khan. Dhe cilat janë perceptimet e njerëzve për të tjerët, respektimi me këtë mënyrë të jetës? Kjo po politizohet edhe pse shamia nuk ka të bëjë asgjë me politikën në përgjithësi. Kjo është një temë e gjerë dhe na duhet shumë punë për të adresuar aspektet e shumta të saj.
Melanie Swan
Burimi: The National