İran

Irani duke ndërtuar aeroplan komercial.

Irani sapo ka filluar ndërtimin e avionëve të vet komercial për transportim pasagjerës.

Irani sapo ka filluar ndërtimin e avionëve të vet komercial për transportim pasagjerës.

I  shtuquajturi Iran-150 një avion me motor binjak. Projekti përbëhet nga 3 faza e cila parashikohet që nën vëzhgimin e Organizatës së Industrisë së Aviacionit (IAIO) së bashku me  Ian’s Civil Aircraft Design Center (CADC)  të përfundojë deri në mars të vitit 2014. Drejtori menaxhues i projektit tha ndër të tjera se inxhinierë të specializuar nga Universiteti Iranian i Shkencës dhe Teknologjisë Sharif University i Teknologjisë, Universiteti Isfahan i Teknologjisë dhe Universiteti Amir Kabir i Teknologjisë janë të gjithë pjesë të këtij projekti.

Fazat e prodhimit përfshijnë sistemin e karburantit dhe motorin, aerodinamikën, mekanikën e fluturimit, kompjuter ndihmës të aplikimit tre-dimensionale (CATIA), vlefshmërinë ajrore standarte dhe cilësore, sisteme elektro optike, dizajn të brendshëm, sistem mbështetje të sigursisë së jetës dhe dizajn të mekanizmit të uljes.

Inxhinierë të aviacionit të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit (ICAO) shpjegojnë se për çdo aeroplan komercial është parashikuar kostoja prej gati 1.5 miliardë dollarë për t’u ndërtuar dhe për të kaluar inspektimin.