Reforma e dështuara të një qeverie të dështuar
Sipas burimeve Kryeministrore, Kryeministri Edi Rama dhe Ministri Damian Gjiknuri morën pjesë në Samitin dyditor “Albania Oil, Gas and Energy 2015’’ organizuar në Tiranë, ku ishin të pranishme kompanitë më prestigjioze në botë në fushën e hidrokarbureve. Qëllimi i këtij samiti ishte promovimi i burimeve natyrore tё Shqipërisë dhe informimi pёr procedurat e dhënies sё blloqeve tё lira tё naftës dhe gazit. Studimet gjeologjike sugjerojnë se rezervat e vendit në naftë dhe gaz arrijnë në mbi 400 milionë tonë, nga të cilat rreth 40 milionë tonë janë ende lehtësisht të nxjerrshme. Aktualisht, në Shqipëri janë 13 blloqe të lira në tokë dhe det, ku mund të kërkohet për rezerva të naftës dhe gazit. Ministri Gjiknuri deklaroi se së shpejti do tё fillojë puna për dhënien e tre blloqeve të para për kërkim, nëpërmjet procedurave negociuese konkurruese. Kjo do tё evitojё dështimet e sё kaluarës, ku blloqet e naftës iu dhanë aktorëve qё nuk ishin nё gjendje tё realizonin angazhimet e marra. Kryeministri Rama theksoi se programi i Qeverisë parashikon një hapësirë të posaçme për sektorin energjitik, si një nga burimet më të rëndësishme të rritjes ekonomike. Në këtë pjesë, Kryeministri harron se populli shqiptar po paguan më tepër naftë në krahasim me vendet e tjera ballkanike. Konsumusit e naftës dhe të mineraleve të zeza, po paguajnë një taksë të cilën ose duhet ta kishin të rinbursuar ose duhej të falej duke marrë parasysh faktin e ekzistencave të puseve prodhuese të naftës në Shqipëri datuar që përpara ardhjes së dikturës.
Një tjetër fakt dështues pavarësisht se llustrues është ngjarja ku, Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Mjedisit Lefter Koka, kryetari i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini dhe deputetja Evis Kushi, inspektuan punimet për impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane në Elbasan. Kryeministri Rama e cilësoi një tumor 20-vjeçar problematikën e mbetjeve urbane për këtë qytet, por me këtë projekt vendoset një model i ri në trajtimin e tyre në mbarë vendin. Investimi me vlerë 22 milionë euro parashikon t'i japë zgjidhje problemit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe t'i shndërrojë ato në energji të gjelbër deri në 17 250 Mwh në vit. Landfilli është vendosur në vendgrumbullimin e mbetjeve, anë ish-Kombinatit Metalurgjik. Teknologjia bashkëkohore do të sjellë përftimin e 530 mijë m2 hapësirë të gjelbër dhe do të ndikojë pozitivisht në ekonominë lokale. Nga përpunimi i mbetjeve parashikohet të sigurohen rreth 400 tonë skrap dhe plastikë në vit, prej të cilave vlerësohet të gjenerohet një e ardhur vjetore prej 90 mijë eurosh. Kryeministri theksoi se ndërsa për Elbasanin ky projekt shënon epokën e rilindjes mjedisore, për vendin përbën hapin e parë në transformimin rrënjësor të marrëdhënieve me mjedisin ndërkohë mos harrojmë se ishte po ky njeri që zotëroi Bashkinë për gati 4 mandate dhe betonizoi Tiranën, një betonizim i cili nuk i mbizotëroi cilësisë së dobët të punimeve urbanistike. Fondet që përfitohen nga pyllëzimi dhe gjelbërimi i vendit janë të mëdha ndërkohë mbjellja e disa pemëve tek-tuk duke bër rolin e kryebashkiakut edhe në qeveri, bën që shumë pyetje dhe dilemma të mbeten pa përgjigje.
Më 18 mars, Kryeministri Rama mori pjesë në takimin “Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit-Eksperienca gjermane në trajtimin e dosjeve të STASI-t”, organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në takim ishin të pranishëm kreu i Institutit të Integrimit të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe kryetarja e bordit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, Hildigund Neubert. Në fjalën e tij, Kryeministri shprehu vendosmërinë e Qeverisë për finalizimin e suksesshëm të kësaj nisme që zë fill në vjeshtën e 2013-s dhe ka bërë një rrugë të gjatë konsultimi me partnerët brenda e jashtë vendit. “Shumica dërrmuese e shqiptarëve e konsideron këtë orvatje si domosdoshmëri historike për të përcaktuar raportin tonë me të ardhmen; është një detyrim që kemi ndaj të gjithë atyre që vuajtën përndjekjen e regjimit të shkuar, por po aq edhe ndaj gjithë fëmijëve të këtij vendi; është një proces që i jep dinjitet të plotë aspiratës sonë për të jetuar në një shoqëri të lirë dhe demokratike,” nënvizoi Kryeministri. Pas shqyrtimit të praktikave në vendet e ish-bllokut komunist që e kanë ndërmarrë këtë hap, Shqipëria do të mbështetet në modelin gjerman. Hapja e disa dosjeve të cilat mbajnë brenda emrat e disa personave të cilët ose nuk jetojnë më, ose i kalojnë të 90-tat. Most ë harrojmë këtu emrin e babait të kryeministrit z.Kristaq Rama i cili ishte sekrear shteti i Partisë së Punës dhe krahu i djathtë I diktatorit të cilit ky palo kryeministër pretendon ti hapë dosje pas vdekjes për të dënuar disa të vdekur në botën tjetër ose disa të gjallë midis vdekjes. Shoë dhe përralla demonash edhe vampirash të një qeverie e cila nuk merret me të ardhmen e të rinjve, por me fantazmat duke i kthyer brezat e rinj në pleq veteran me një të ardhme të lodhur edhe pesimiste.