Mbretëria Saudite e mirëpret mbështetjen e fushatës nga SHBA-ja në Jemen
Ambasadoti i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, Adel Al-Xhubeir
Washington: Arabia Saudite ka lavdëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën në një fushatë ajrore arabe kundër rebelëve të Jemenit.
Ambasadori saudit në Uashington, Adel Al-Xhubeir, thotë se Stetet e Bashkuara kanë qenë shumë mbështetës në operacione politikisht dhe në mënyrë logjistike. Ai thotë se Mbretëria Saudite është shumë e kënaqur me nivelin e koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Adel Al-Xhubeir, ambasadori i Arabisë Saudite në Washington, foli të premtet pas takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit Amerikan.
Arabia Saudite ka bombarduar fortesat e rebelëve shi’itë për të dytën ditë me radhë, duke kërkuar që të shkatërron mbrojtjen ajrore të rebelëve përpara një pushtimi të mundshëm tokësor. Houthët shi’itë jemenas kontrollojnë kryeqytetin dhe disa krahina të Jemenit.
Ambasadori, Adel Al-Xhubeir tha se misioni është i qartë: Përkrahja e qeverisë legjitime të Jemenit, për të mbrojtur civilët dhe për të parandaluar militantët e armatosur me armë të rënda, raketat balistike dhe fuqisë ajrore nga “kontrollimi, duke dominuar dhe dëmtuar Jemenin dhe popullin e tij.”
Burimi: Arab News