Sulmohet revista turke pro-ISIS-it
Një revistë në Turqi, e njohur për përkrahjen e saj për ISIS-in, është sulmuar të mërkurën natën vonë.
Një revistë e quajtur “Adimlar”, me qendër në Stamboll, është sulmuar nga sulmues të panjohur, duke lënë një të vdekur dhe tre të plagosur, gjatë shpërthimit, natën e mërkurë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe policia nuk ka identifikuar ndonjë të dyshuar.
“Adimlar”, një revistë e njohur radikale, e njohur për përmbajtjen e saj të fortë anti-amerikane dhe mbështetjen e saj të palëkundur për organizatën islamike ultra-radikale dhe të dhunshme ISIS, është shprehur për mbështetjen e tij për organizimin e terroristëve në muajin tetor, kur ata u intervistuan nga CNN.
Kryeredaktori i revistës, Ali Osman Zor është një “revolucionar islamik”, kështu e përshkruan veten, dhe një anëtar i Fronti të Madh Lindor Islamik (IBDA-C), një organizatë militante qëllimi i së cilës është krijimi i Hilafetit në Lindjen e Mesme.
Ali Osman Zor ka shprehur më parë mbështetje, jo vetëm për ISIS-in si një organizatë, por edhe për metodat e tij ultra të dhunshme, duke përmendur se veprimet e ndërmarra nga grupi radikal u shfajësuan në dritën e, çfarë ai e quajti, 'dekada të imperializmit perëndimor' në Lindjen e Mesme dhe shtypjen e muslimanëve sunnitë nga kurdët dhe komunitetet shi'ite. Në një intervistë vitin e kaluar, Ali Osman Zor përmendi incidentet në burgun Abu Grejb dhe operacionet ushtarake amerikane në Irak si shembuj pse metodat e ISIS-it janë të justifikuara.
Vëllai i Ali Osman Zor-it, është vrarë në shpërthimin e natës së mërkurë, ndërsa Ali Osmani është plagosur.
Pajisja shpërthyese ishte lënë në derën e përparme të redaksisë së revistës dhe sulmi shpërthyes erdhi përmes murit të jashtëm, duke dëmtuar ndërtesat fqinje, gjithashtu.
Policia nuk ka identifikuar ndonjë prej sulmuesve të mundshëm, as motivin e sulmit, kurse ende asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë e shpërthimit. Një nga stafi i revistës, në mënyrë anonime, me të shpejt theksoi se sulmi është i mundshëm, me siguri, është i orkestruar nga CIA apo Mossad.
Burimi: Blastingnews