Shtetet arabe po krijojnë ushtrinë e përbashkët
Krerët e diplomacive të shteteve arabe të cilët janë takuar në Egjipt, kanë përpiluar Projekt Rezolutën për krijimin e forcave ushtarake të përbashkëta, deklaroi sekretari kryesor i Ligës Arabe Nabil Elaraby. Gjer te marrëveshja ka ardhur pasi që forcat ajrore të Arabisë Saudite dhe aleatëve të sajë arab kanë sulmuar kryengritësit Hutsi në Jemen të cilët janë duke luftuar për të zmbraps kryetarin jemenas. Ministrat arab “ janë pajtuar për miratimin e parimit krucial, formimi i forcave të përbashkëta arabe“, ka thënë para gazetarëve Nabil Elaraby pas takimit në Sharm el Sheik të Egjiptit.“ Detyra e forcave do të jetë intervenimi i shpejtë ushtarak që të zgjidhen kërcënimet e sigurisë për popujt arab“, ka thënë Elaraby. Projekt rezoluta do të prezantohet në samitin e Ligës Arabe me 28 dhe 29 mars në Egjipt.
Kohë më parë Elaraby ka ofruar“ mbështetje të plotë“ intervenimit ushtarak të Arabisë Saudite për mbrojtjen e kryetarit jemenas nga përparimi i kryengritësve Hutsi në Jemen.“ Ky është operacion kundër caqeve kryengritëse Hutsi të cilët kanë ndërmarr grushtet ushtarak“, ka vlerësuar Elaraby në takimin e ministrave të punëve të jashtme arabe.
Zyrtarët jemenas para kësaj kanë kërkuar interevenimin e shpejtë ushtarak, dhe se Arabia Saudite gjatës natës, të enjten mbrëma ka dërguar avionët e saj luftarak në sulmin mbi kryeqytetin e Jemenit, Sana, në akcionin ushtarak në të cilin marrin pjesë 10 shtete. Në sulmet në Jemen marrin pjesë 100 avion luftarak të Arabisë Saudite dhe janë përgatitur për sulmin tokësor eventual 150.000 ushtarë, ka kumtuar televizioni saudit.
Hutsit kanë porositur se janë të gatshëm për sulme dhe sulmet e tilla vetëm se do të përforcojnë vendosmërinë e tyre për të mbrojtur shtetin e tyre.
Burimi: Al Jazeera