Hersh: administrata Obama ka gënjyer rreth sulmit me gaz në Siri
Kur ndodhi sulmi, al-Nusra duhet të ishte nga të dyshuarit, por administrata Obama përdori zbulimet e inteligjencës për të justifikuar një sulm kundër Asadit
Gazetari i njohur investigativ amerikan Seymour Hersh thotë se Presidenti amerikan Barak Obama nuk ka treguar të gjithë historinë në lidhje me një sulm me armë kimike në afërsi të kryeqytetit sirian Damask në muajin gusht.
Gazetari, fitues i çmimit Pilitzer, në një raport të ri të publikuar në London Revieë of Books, ka shkruar se administrata e presidentit Obama ka qenë në dijeni të faktit se militantët që luftojnë kundër qeverisë siriane kishin aftësinë për të prodhuar armë kimike, por nuk e kanë njoftuar publikun në lidhje me këtë.
“Barak Obama nuk tregoi të gjithë historinë këtë vjeshtë, kur ai u përpoq të akuzonte Bashar al-Asadin si përgjegjës për sulmin me armë kimikë në afërsi të Damaskut më datë 21 gusht. Në disa raste, ai harroi informacionet e rëndësishme të inteligjencës, e në disa raste të tjera, ai paraqiti supozimet si fakte”. – shkroi ai në artikull.
Hersh shtoi se Presidenti i SHBA-ve nuk pranoi që, sipas raporteve të klasifikuara të inteligjencës amerikane, al-Nusra, nje grup i lidhur me Al-Kaedën kishte në zotërim mekanizma për prodhimin e gazit Sarin. Sarini është një agjent nervor, i cili, bazuar në gjetjet e një ekipi hetimor të OKB-së, është përdorur në sulmin me raketa kimike pranë Damaskut.
“Kur ndodhi sulmi, al-Nusra duhet të ishte nga të dyshuarit, por administrata Obama përdori zbulimet e inteligjencës për të justifikuar një sulm kundër Asadit”.
Obama në një fjalim televiziv më 10 shtator, akuzoi qeverinë siriane si përgjegjëse për sulmin me armë kimike që vrau qindra njerëz, perfshirë gra dhe fëmijë.
“Ne e dimë se regjimi i Asadit ishte përgjegjës… Dhe kjo është arsyeja pse, pas shqyrtimit të kujdesshëm, vendosa se është në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara që t’i përgjigjemi përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Asadit me anë të një sulmi. - tha Obama.
Presidenti Obama ishte duke hyrë në luftë me Sirinë, por ishte duke e bërë këtë pa e ditur se kush ishte përgjegjësi i atij sulmi të mëngjesit të 21 gushtit. Shtoi Hersh.
Gazetari amerikan tha se shumë nga zurtarët e ushtrisë dhe inteligjencës ishin të irrituar me manipulimin e qëllimshëm të inteligjencës mbi këtë incident.
Hersh tha se një oficer i inteligjencës i nivelit të lartë e përshkroi bindjen e administratës së Obamës për përgjegjësisë e qeverisë siriane si një hile. Sulmi « nuk ishte rezultat i regjimit aktual », u shkroi oficeri kolegëve në një email.
Ai shkroi se një tjetër zyrtar i lartë i inteligjencës i tha atij se administrata Obama kishte ndryshuar të dhënat në dispozicion, në lidhje me kohën dhe rendin, për t’i dhënë mundësinë Presidentit dhe këshilltarëve të tij që gjetjet e inteligjencës, marrë disa ditë pas sulmit, të dukeshin sikur ishin marrë dhe analizuar në kohë reale, gjatë kohës që po ndodhte sulmi ».
Qeveria siriane ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat e SHBA-ve . Ajo fajëson militantët e huaj Tekfirist për kryerjen e sulmit vdekjeprurës me armë kimike.
Burimi: Press TV