Turqia deporton 1100 luftëtarë evropiane për në vendet e tyre të origjinës
Raporti thotë se ka ende rreth 1500 qytetarë evropianë, të cilët duan të shkojnë në Siri për të luftuar në vijën e parë së bashku me al-Kaedën dhe se Turqia ka qenë në gadishmëri për xhihadistë të dyshuar
E përditshmja Haberturk bwn tw ditur se pas akuzave se Ankaraja po bën një sy qorr ndaj terroristëve që përdorin territorin e saj për të kaluar në Siri, Turqia i ka dërguar një raport vendeve europiane duke u bërë të ditur se ka dëbuar 1100 qytetarë europianë që kishin ardhur në Turqi për t’iu bashkuar grupeve të lidhura me Al-Kaedën, të cilët luftojnë në Siri, duke i kthyer ata në vendet e tyre të origjinës.
Pasi vendet e tjeta e kanë informuar Turqinë se qytetarët e tyre po përdornin Turqinë si tranzit për të dërguar armë në Siri, Turqia ndaloi 1100 qytetarë të Bashkimit Europian me ndihmën e Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), forcat e xhandarmerisë dhe njësitë e policisë në 41 operacione në vitin 2013. Raporti thotë se ka ende rreth 1500 qytetarë evropianë, të cilët duan të shkojnë në Siri për të luftuar në vijën e parë së bashku me al-Kaedën dhe se Turqia ka qenë në gadishmëri për xhihadistë të dyshuar. Raporti thekson se bashkëpunimi i intëligjencës midis Turqisë dhe vendeve europiane për xhihadistët e dyshuar është bërë nëpërmjet Interpolit.
Raporti gjithashtu thekson se Turqia në tre vitet e fundit ka kryer 141 operacione kundër al-Kaedës dhe grupeve të lidhura me të. Si dhe ka arrestuar 518 të dyshuar dhe burgosur 217 prej tyre.
Sipas raporteve të mediave turke dhe ndërkombëtare, pjesëmarrja e qytetarëve nga vendet e huaja në organizatat terroriste në përlëshjet në Siri është rritur dita-ditës. Përveç atyre që kanë ardhur nga vendet e Evropës, kryesisht nga Gjermania, Belgjika, Franca dhe Holanda, ka edhe luftëtarë të huaj nga Çeçenia, Afganistani, Iraku, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit, të cilët kanë ardhur të luftojnë më grupet e lidhura me Al-Kaedën dhe Frontin Al-Nusra.
Sipas Agencisë France-Presse, ministri i jashtëm Ahmet Davutoğlu, gjatë një vizitë në SHBA në fund të nëntorit, bëri thirrje “për një bashkëpunim më të mirë të inteligjencës” me vendet nga të cilat vijnë luftëtarët e huaj. “Ankaraja ka kërkuar nga vendet Perëndimore që të ndajnë informacione mbi militantë të dyshuar, në mënyrë që autoritetet turke të mund t’i ndalojnë për të mos hyrë në Turqi” – tha Davutoğlu.
Turqia është kritikuar se ka ofruar mbështetje dhe armë për grupe të armatosura në Siri, kryesisht Sunive të Frontit Al-Nusras të lidhur me Al-Kaedën. Raportime, që kryesisht, qarkullojnë nëpër mediat e huaja, pohojnë së qindra antarë të Al-Kaedës, veçanërisht vullnetarë të huaj, përpara se t’i bashkohën luftimeve në Siri, përdorin apartamente në jug-lindje të Turqisë si vendqëndrim. Duke krijuar kështu një rrjedhë me luftëtarë të huaj në vendin e shkatërruar nga lufta. Raportimet gjithashtu pohojnë se Turqia është duke i lejuar këto grupe, në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë në rrësimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.
Vendet europiane nuk mund t’i arrestojnë luftetarët e dyshimtë që nisen nga vendet e tyre, pasi ata nuk kanë prova konkrete së keta njerëz po shkojnë t’i bashkohen luftës civile në Siri. Mëqënëse keto vende nuk mund të kufizojnë lirinë e levizjes së qytetarëve të tyre, në vend që t’i arrestojnë si terroristë të dyshimtë përpara se ata të shkojnë në Turqi, ata informojnë Turqinë për vullnetarë të dyshimtë. Sipas burimeve të inteligjencës turke, . Gjermania, Franca, Belgjika, Greqia dhe Hollanda i kanë kërkuar Turqisë të ndalojë xhihadistët e dyshuar pas hyrjes së tyre në Turqi.
Burimi: TODAYS ZAMAN