Në Indonezi hapet Konferenca Islamike për Media
Konferenca Tretë Ndërkombëtare Media Islamike filloi në kryeqytetin e Indonezisë, në Xhakartë, ditën e martë, më 3 dhjetor 2013.
Konferenca Tretë Ndërkombëtare Media Islamike filloi në
kryeqytetin e Indonezisë, në Xhakartë, ditën e martë, më 3 dhjetor 2013.
Ajo është organizuar nga Shoqëria
Islame Botërore, Ministria e Çështjeve Fetare të Indonezisë dhe Universiteti
Sharifullah Hidaja, raporton gazeta e përditëshme El-Arab.
Në këtë veprimtari tre ditore marrin
pjesë 400 studiues, instruktorë të universiteteve, studiues dhe aktivistë të medieve,
motoja e kësaj veprimtarie është: ” Media dhe Përgjegjësia Shoqërore”.
Konferenca diskuton çështje si
Media Globale, Dimensionet Etike,
marrëdhëniet në mes të mediave dhe shoqërisë, si dhe sfidat dhe
mundësitë me të cilat përballet media në shoqëritë muslimane .
Gjithashtu, do të ketë disa seminare në margjinat e konferencës, ku do që shfaqën
filma të shkurtër rreth mediave, internetit, mediat e pakicave myslimane etj.
Kryetari i Indonezisë, Susilo Bambang
Yudhoyono në një fjalim në ceremoninë e hapjes ka kritikuar akuzat që bëhen
kundër Islamit nga disa Media Ndërkombëtare
dhe e quajti atë një padrejtësi të madhe ndaj Islamit dhe myslimanëve.
Ai i bëri thirrje Mediave Muslimane
që të përpiqen për të kundërshtuar sulmet mbi Islamin dhe u bëri thirrje atyre
për të promovuar pamjen e vërtetë të Islamit si një fe që kërkon paqen dhe
stabilitetin në shoqërinë njerëzore.
Burimi: IKNA