350 ushtarë izraelitë kërkuan këshilla në psikoterapi pas luftës në Gazë
Qindra ushtarë izraelitë që kanë marrë pjesë në luftën e regjimit të Tel Avivit kundër Rripit të Gazës verën e kaluar kanë kërkuar këshillim psikiatrik, thotë një raport.
Mbi 350 ushtarë kanë marrë trajtim për simptomat që lidhen me stresin post-traumatik, duke përfshirë edhe çorientimin, produktivitetin e ulët, dhe frikë, trishtim të përsëritur, tha një raport i gazetës Izraeli Sot.
Një numër i ushtarëve vuan nga trauma psikologjike, tha e përditshmja e Iraeli Sot, duke cituar një zyrtar të lartë izraelit i cili ka thënë se qindra ushtarë kishin kërkuar trajtim psikiatrik për stres të rëndë gjatë luftës 50-ditore në Gaza.
Regjimi izraelit i filloi sulmet ajrore mbi territorin palestinez në fillim të muajit korrik, 2014 dhe më vonë e zgjeroi fushatën e tij ushtarake me një pushtim tokësor. Lufta përfundoi në fund të muajit gusht të atij viti.
Afër 2.200 palestinezë kanë humbur jetën dhe rreth 11.000 të tjerë u plagosën nga sulmet. Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza thonë se viktimat përfshinin edhe 578 fëmijë dhe rreth 260 femra, duke shtuar se më shumë se 3.100 fëmijë u plagosën në sulmet izraelite.
Për më tepër, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se deri në 1.500 fëmijë kanë mbetur jetimë në luftën e Izraelit kundër Gazës.
Rreth 100.000 banorë mbeten të pastrehë në Gaza, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA).
Një raport i fundit i Izraelit, ndërkohë, zbuloi se të paktën 10 ushtarë izraelitë bën vetëvrasje vitin e kaluar, duke përfshirë katër që kishin marrë pjesë në luftën e vitit 2014 në Gaza.
Rripi i Gazës ka qenë nën një rrethim paralizuese izraelit që nga viti 2007. Bllokada, e cila e ka mbyllur Gazën nga bota e jashtme, e ka çuar në një krizë ekonomike dhe humanitare enklavën me popullsi të dendur.
Burimi: Press TV