Amerike

Shqetësimet e SHBA-ve për el-Kaiden...

Zyrtarët kanë frikë se qytetarët amerikanë mund të rekrutohen nga grupe të lidhur me el-Kaidën në Siri.

Qeveria e SHBA-ve po rrit përpjekjet e saj online për të parandaluar grupet terroriste nga rekrutimi i amerikanëve dhe të evropianëve nga grupet e el-Kaidës me bazë në Lindjen e Mesme, që  kanë filluar lëshimin e mesazheve online dhe në revista në gjuhën angleze për të absorbuar perëndimorët.
      Zyrtarët amerikanë të zbulimit thonë se dhjetëra  amerikanë kanë udhëtuar apo janë përpjekur për të udhëtuar në Siri, ku forcat qeveritare dhe kryengritësit janë duke luftuar me njëri-tjetrin që nga viti 2011.

      Zyrtarët kanë frikë se qytetarët amerikanë mund të rekrutohen nga grupe të lidhur me el-Kaidën në Siri.
      Departamenti i Shtetit i SHBA-ve pranoi se programi i tij i ri është një program i cili përballet me një grumbull të madh të faqeve në gjuhën angleze, Twitter,  YouTube dhe në Facebook që grupet e dhunëshme ekstremiste i kanë themeluar kryesisht pa vështirësi, në vitet e fundit.

     Zyrtarët paralajmërojnë se përpjekjet e el-Kaidës për rekrutimin e luftëtarëve anglisht-folës mund të paraqesin kërcënime të reja terroriste ndaj sigurisë së SHBA-ve dhe Evropës, kur luftëtarët të kthehen në shtëpi.