İran

Irani dënon sulmet ndaj kishave në Siri

Irani ka dënuar përdhosjen e vendeve të shenjta të krishtera në Siri nga ana e grupeve terroriste dhe për rrëmbimin e një grupi të murgeshave nga militantët në qytetin sirian të Ma'loula-s .

Irani ka dënuar përdhosjen e vendeve të shenjta të krishtera në Siri nga ana e grupeve terroriste dhe për rrëmbimin e një grupi të  murgeshave nga militantët në qytetin sirian të Ma'loula-s .
     Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Iraniane, Marzieh Afkham, tha të mërkurën: Sigurisht ky veprim është marrë me qëllim për të nxitur kryengritje në Siri dhe dallimet në mes të ndjekësve të feve hyjnore që kanë jetuar krah për krah në paqe për shekuj me radhë .
      Marzieh Afkham bëri thirrje për lirimin pa kushte të 12 murgeshave siriane dhe libaneze që u rrëmbyen të hënën nga një manastir ortodoks grek në Ma'loula nga militantët të cilët përkrahen nga e huajt, duke përfshirë anëtarët e el-Kaides- në bashkëpunim me Frontin el-Nusra.
      Zyrtarja iranianiane u bëri thirrje, gjithashtu, organizatave  rajonale dhe ndërkombëtare që menjëherë të ndërmarrin veprime në përputhje me detyrimet e tyre humanitare dhe ligjore dhe për të parandaluar akte të mëtejshme dhune kundër civilëve në Siri .
     Militantët që luftojnë kundër qeverisë siriane kanë sulmuar Ma'loula në fillim të muajit shtator 2013, që konsiderohet si një simbol i pranisë së lashtë të krishtere në Siri. Megjithatë, ata u larguna jashtë qytetit nga trupat siriane .
    Militantët të cilët përkrahen nga të huajt kanë rrëmbyer edhe dy peshkopë dhe një prift .
     Në muajin qershor, militantët terrorist nga grupi i Frontit el-Nusra  ju kanë pre kokat dy të krishterëve të prangosur, duke përfshirë edhe një prift, në qytetin perëndimor të Homs-it.
     Vrasja tmerruese erdhi muaj pasi militantët  tekfiristë  pren kokën e një hoxhe musliman në qytetin verior të Halepit, duke e zvarritur trupin e tij të pajetë nëpër rrugë.