Kundërshtarë me përfitime: Historia sekrete e bashkëpunimit midis Arabisë Saudite dhe Izraelit
Ata që i kanë ndjekur trazirat në Lindjen e Mesme mund të habiten kur degjojnëpër marrëdhëniet miqësore gjithnjë e në rritje midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, rivalë për një kohë të gjatë, të cilët tani përballen me një kërcënim të përbashkët nga programi bërthamor i Iranit dhe nga ISIS-i.
Nëntorin e kaluar, ministri i naftës i Arabisë Saudite, Ali al-Naimi, shprehu gatishmërinë për t’i shitur naftë Izraelit, të cilin akoma nuk e ka njohur formalisht. “Madhëria e tij, mbreti Abdullah, ka qënë gjithmonë një model i marrëdhënieve të mira midis Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera,” u tha Naimi reporterëve në Vienë, “dhe Shteti Hebre nuk përbën përjashtim.” Vetëm pak muaj më parë, ish-shefi i shërbimit sekret saudit, princi Turki al-Fejsal, publikoi një opinion në gazetën izraelite Haaretz.Pavarësisht se al-Fejsal nuk bëri gjë tjetër veçse përsëriti qëndrimin tradicional të Ligës Arabe në lidhje me procesin e paqes – pra që Izraeli duhet të tërhiqet në kufinjtë e para 1967-ës – publikimi në një gazetë izraelite përbën një zhvillim domethënës. Këto sjellje vijnë pas vite spekulimesh se Izraeli dhe Arabia Saudite mund të koordinojnë një sulm kundër objekteve bërthamore të Iranit.
Sado të dukshme të jenë këto zhvillime, bashkëpunimi jozyrtar midis dy vendeve nuk ështëi paprecedentë. Që në fillimet e viteve 1960, Izraeli dhe Arabia Saudite gjetën baza të përbashkëta kur ishte puna te vendet apo lëvizjet që kërcënonin ekzistencën e tyre. Dy vendet nuk i koordinuan strategjitë e tyre, megjithatë, ato bashkëpunuan në nivel taktik.
Gjatë viteve 1960, ky kërcënim vinte nga presidenti egjiptian Gamal Abdel Nasser, lideri i lëvizjes nacionaliste arabe dhe figura më popullore në Lindjen e Mesme. Fjalimet e tij politike në radio arrinin miliona njerëz në të gjithë botën arabe, Izrael, Arabinë Saudite dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Kur një grup oficerësh jemenitë, bashkë me disa simpatizantë nacionalistë arabë, përmbysën monarkinë teokratike të Jemenit në vitin 1962, Nasseri dërgoi rreth 70 mijë trupa egjiptiane për të mbështetur luftën e republikës së re kundër monarkistëve të regjimit të vjetër. Gjithashtu, Nasseri deklaroi se do taçonte revolicionin më tutje, në Arabinë Saudite, në kufinjtë veriorë të Jemenit dhe në koloninë britanike të Adenit, në jug.
Arabia Saudite u ofroi fiseve monarkiste para dhe strehim, ndërkohë që një grup me mercenarë britanikë u përpoqën të kanalizonin ndihma ushtarake për forcat anti-egjiptiane në terren. Por, terreni malor në veri të Jemenit u bë pengesa kryesore, duke e bërë të vështirë dërgimin e armëve dhe furnizimeve për milicitë tribale luftuese në terren.
Meqënëse as Londra dhe as Rijadi nuk donin që t’i mbështesnin haptazi forcat monarkiste, ata kishin nevojë për një partner, i cili do të ishte i gatshëm të organizonte sulme ajrore klandestine mbi territorin armik. Ata iu drejtuan Izraelit, i vetmi vend që mund të humbiste më shumë se Arabia Saudite nga një triumf i Egjiptit në Jemen. Liderët izraelitë, nga ana e tyre, besonin se duke mbështetur një luftë indirekte me Egjiptin, kjo do të parandalonte një ballafaqim midis Izraelit dhe Egjiptit në Sinai, duke e mbajtur Nasserin të zënë me sulmet izraelite.
Misionin e drejtoi piloti izraelit Aryeh Oz, i cili në atë kohë ishte lideri i Skuadrës Ndërkombëtare Izraelite 120. Duke përdorur një Boing Stratocruiser, ai mbikqyri 14 misione fluturimi mbi malësitë veriore të Jemenit midis viteve 1964-1966, ku u mbartën armë jetike dhe furnizime, të cilat në shumë raste, ndihmuan që vala e betejës të kthehej në favor të monarkistëve. Pilotët izraelitë kryen fluturime direkte duke kaluar mbi territorin e Arabisë Saudite, duke shmangur avionët luftarakë egjiptinë, të cilët patrullonin Detin e Kuq.
Planifikimi dhe vendimmarrja ishte e kufizuar në një numër mercenarësh britanikë, liderësh izraelitë, monarkistësh sauditë dheimamin e rrëzuar jemenas bashkë ministrin e tij të jashttëm. Për të garantuar sigurinë dhe fshehtësinë e misionit, ata e lanë në errësirë popullsinë e Jemenit dhe Saudisë në lidhje me përfshirjen e Izraelit. Për shembull, një nga furnizimet nga ajri ndodhi kur imami i rrëzuar i kishte lajmëruar fiset se do të vinin furnizime nga qielli. “Shikoni, edhe Zoti po e ndihmon imamin,” një agjent britanik kishte dëgjuar të deklaronte njërin nga komandantët në zonën e dedhjes.
Lufta civile mbaroi në vitin 1968; pas një sërë marrëveshjes, monarkistët dhe grupet republikane u bashkuan për të formuar Republikën Arabe të Jemenit në gjysmën e vendit në veri. Nëse izraelitët dhe sauditët arritën t’i linin menjanë mosmarrëveshjet e tyre në atë kohë, ata me siguri do të bëjnë të njëjtën gjë edhe sot. Të dyja vendet e shohin përspektivën e një Irani bërthamor,si një kërcënim, në mos më tepër se sa mbështetjen e Egiptit për Jemenin në vitet 1960. Rreziku është mjaft urgjent sa të mund të sjellë një bashkëpunim taktik në kushte të caktuara, sidomos nëse rezulton se Irani është afër përfundimit të armës bërthamore.
Për më tepër, pesë dekada pas bashkëpunimit ajror midis Izraelit dhe Arabisë Saudite në Jemen, lidhjet jozyrtare midis dy vendeve vazhdojnë. Prej katër vjetësh tashmë, Rijadi ka bërë një zy qorr ndaj importimit të produkteve izraelite, ndëkohë që disa biznesmenë sauditë thuhet se kanë marrë në konsideratë blerjen e pasurive të patundshme në Tel Aviv nëpërmjet palëve të trera. Spekulimet rreth sigurisë dhe diskutimeve sekrete diplomatike vazhdojnë.
Të dhënat e fundit për një ngrohje graduale të marrëdhënieve – dhe një mundësi për ndonjë marrëveshje të fshehtë – nuk përbëjnë diçka të re. Askush nuk duhet të habitet nëse ata shkojnë më tej, duke i hapur derën një epoke të re bashkëpunimi rajonal.
Burimi: Foreign Affairs