Egjipt

Besimet Hyjnore kundërshtojnë ekstremizmin, dhunën

Një zyrtar i Qendrës Islame al-Az-har të Egjiptit theksoi se fetë hyjnore janë kundër çdo lloj ekstremizmi dhe dhune.

  

Duke iu drejtuar një forumi ndërfetar në Kajro, Muhijiddin Afifi shtoi se mësimet e besimeve ndalojnë radikalizmin në çdo formë, raportoi faqja al-Fajr website.  

   

Forumi u mbajt nga Komiteti për Dialog Ndërfetar dhe u ndoq nga një numër i figurave të shquara muslimane dhe të krishtera të Egjiptit.

   

Muhijiddin Afifi më tej kërkoi bashkekzistencën paqësore midis ndjekësve të feve të ndryshme dhe duke iu shmangur ekstremizmit.

   

Ai, gjithashtu, nënvizoi se Islami dhe Krishterimi kanë më shumë të përbashkëta se sa  dallime. 

   

Zyrtar i Qendrës Islame  al-Az-har,  Muhijiddin Afifi vazhdoi duke thënë se të gjithë egjiptianët duhet të qëndrojnë të bashkuar kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.