Ajetullah Xhafer Sobhani: Kur’ani i Shenjtë është një diell që kurrë nuk perëndon
Në një mesazh në ceremoninë e mbylljes të Garave Kombëtare Kur’anore të 37-ta në Iran, Ajetullah Xhafer Sobhani e përshkruan Kur’anin e Shenjtë si një diell që kurrë nuk perëndon.
Ajetullahu i madh ka shtuar se Kur'ani Fisnik është një udhëzues i përjetshëm për njerëzimin dhe një mrekulli që gjithmonë do të shkëlqejë, ndryshe nga mrekullitë tjera që shkëlqejë për një sasi të kufizuar kohore dhe harrohen pastaj.
Ai i vlerësoi më tej organizatorët e Garave Kur'anor për përpjekjet e tyre dhe i uroi atyre sukses.
Ajetullah Xhafer Sobhani, gjithashtu, theksoi se konceptet e Kur’anit duhet të bëhen pjesë e shpirtit të çdo myslimani.
Garat e 37-ta Kur’anore Kombëtare në Republikën Islamike të Iranit nisën të mërkurën, më 25 Shkurt 2015, në qytetin veriperëndimor të Tabrizit.
Rreth 470 këndues dhe hafizë të Kur'anit nga krahina të ndryshme të Iranit konkuruan në këtë ngjarje Kur'anore.
Garat përfundojnë të hënën me një ceremoni në Tabriz, ku fituesit e kategorive të ndryshme do të shpërblehen.
Burimi: IQNA News