Përfundoi Olimpiada e Universitetit Al-Mustafa për Kur'an dhe Hadith në Pakistan
Edicioni i 7-të i Olimpiadës të Universitetit Ndërkombëtar Al-Mustafa për Kur’an dhe Hadith në Pakistan arriti në përfundim me një ceremoni të organizuar veçmas për seminaristët pakistaneze meshkuj dhe femra.
Sipas faqes të internetit të universitetit, morën pjesë përfaqësues të degës së universitetit në Pakistan, si dhe një numër i dijetarëve duke përfshirë Huxhet ul Islam Anis El-Hasanyn, Xhaber Muhammedi, Ali Ziyayi, Liakat Ali A'wan dhe Abrar Hussein Erfani.
Rëndësia e Kur'anit dhe Hadithit në jetën e seminarit ishte tema e një forumi të organizuar në margjinat e ceremonisë me pjesëmarrjen e Huxhet ul Islam Shafa Naxhafi.
Drejtuesi i ceremonisë, Huxhet ul Islam A'wan, zëvendës kulturor-arsimor i degës së Universitetit Al-Mustafa në Pakistan, tha se përhapja e koncepteve Kur'anore në mesin e seminaristëve, studiuesve dhe studentëve të Kur'anit ishte objektivi kryesor i olimpiadës.
Ai vuri në dukje se mënyra më e mirë për përhapjen e mësimeve të Kur'anit dhe Hadithit në shoqëri është të trajnojë studentët e seminareve në bazë të këtyre mësimeve.
Ai theksoi se studentët duhet të veprojnë sipas mësimeve të Kur'anit dhe Hadithit në të gjitha aspektet e jetës së tyre dhe i siguroi ata se ata do të mbështeten nga universiteti.
Duke folur në një ceremoni të veçantë të mbajtur për seminaristet femra, Huxhet ul Islam Nakavi, dijetar pakistanez, vuri në dukje se aktivitetet Kur'anore janë rritur në mënyrë të konsiderueshme që prej fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe se inkurajimi dhe mbështetja nga Udhëheqësi Suprem i Revolucionit ka ndikuar në zhvillimin e fushave Kur'anore.
Ai më tej theksoi rolin e rëndësishëm të grave në formimin e një shoqërie Islame dhe tha se përfitimi nga ajetet Kur'anore dhe Hadithet është me rëndësi të madhe në përhapjen e mësimeve Islame.
Edicioni i 7-të i Olimpiadës është organizuar ndaras për studentët seminaristë për meshkuj dhe studentet seminariste femra nën mbikëqyrjen e ekspertëve të Kur'anit të Pakistanit.
Në këtë Olimipiadë konkuruan 82 studentë në këndimin e Kur’anit me Tertil dhe mësimin përmendësh të Kur’anit.
Ka pasur rreth 300 pjesëmarrës në seksionin me shkrim të Olimpiadës, e cila u mbajt në kategoritë e Tefsirit (interpretimi të Kur’anit), Sahifa Sexhxhadije dhe Nahxh-ul-Balaga.
Burimi: IQNA News