Një vështrim si ISIS-i i bën milionat
I ashtuquajturi Shteti Islamik në Irak dhe Siri, sipas ekspertëve, ka sofistikuar metodat që të bëjnë më shumë para.
Këtu në vazhdim është një vështrim rreth mënyrës se si ISIS-i ka bërë dhe po bën milona.
Prodhimi i naftës dhe kontrabandës
ISIS-i i bën në mes 1 milion dollarë dhe 2.000.000 dollar në ditë nga shitja e naftës. Nafta vjen kryesisht nga rafineritë dhe puset që ISIS-i i kontrollon në veri të Irakut dhe në Sirinë veriore.
Militantët kontrabandojnë naftë në Turqinë jugore, për shembull, dhe e shesin për ata që kanë shumë nevojë për të kryer disa punë të jetës së përditshme.
ISIS-i është vlerësuar se prodhon rreth 44.000 fuçi në ditë në Siri dhe 4000 fuçi në ditë në Irak, sipas Politikës së Jashtme. Një gazetë kurde ka publikuar emrat e njerëzve të përfshirë me ISIS-in dhe ndërmarrjet e tyre të naftës, njoftoi gazeta.
Disa emra që janë në listë ishin të lidhur me kontrabandën e naftës me ish-diktatorin irakian Sadam Huseinin, kanë thënë zyrtarët e Politikës të Jashtme, siç janë ata që lidhen me një degë të Toyota-s në Irbil që shet kamionë të ISIS-it.
Nëpërmjet aktiviteteve të tij të naftës, ISIS-i duket se është duke u përpjekur për të krijuar një shtet të vetë-mjaftueshëm në trekëndëshin në perëndim dhe veri të Irakut, tha Luay al-Hattib, themelues dhe drejtor i Institutit të Energjisë në Irak.
Sot, ISIS-i kontrollon rreth 6 milionë banorë në Irak dhe Siri, tha ai, dhe se është një numër shumë i banorëve që kanë nevojë për karburant.
Haraçi nga rrëmbimet
Në vitin 2012, Departamenti Amerikan i Thesarit vlerësoi se al Kaida dhe degët e saj kishin grumbulluar 120,000,000 dollar nga haraçi gjatë tetë viteve të mëparshme.
ISIS-i po vepron si dikur al Kaida. Të dy grupet mendohet se veprojnë veç e veç por kanë dhe ndajnë ngjashmëri.
Një hulumtim i vitit 2014 nga New York Times zbuloi se që nga viti 2008, al Kaida dhe filialet e saj kishin marrë $ 125,000,000 haraç, duke përfshirë 66.000.000 $ dollar në vitin 2013.
Një kompani suedeze thuhet se ka paguar 70,000 dollar për të shpëtuar një punonjës të cilin e kishte rrëmyer ISIS-i.
Edhe pse zyrtarët e mohojnë publikisht se paguhet haraçi, francezët supozohet se përdorin një politikë negociuese me grupet militante për të liruar qytetarët e saj. ISIS-i kishte rrëmbyer Nicolas Henin, Pierre Torres, Edouard Elia dhe Didier François, në vitin 2013 në Siri. Ata u liruan në prill 2014.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një politikë ndryshe, nuk bisedojnë dhe ekzekutimet e fundit të SHBA-ve dhe pengjet tjerë Perendimor të rrëmyer nga ISIS-i kanë ndezur debate mbi nëse kjo duhet të ndryshojë. ISIS-i ka kërkuan qindra milionë dollarë për gazetarin amerikan James Foley, tha Philip Balboni, për Global Post.
ISIS-i preu kokën e Foley-t dhe publikuan videon e vrasjes
Terroristët i thanë, gjithashtu, qeverisë japoneze për të paguar një shpërblim prej 200,000,000 dollarësh për të liruar dy shtetasit japonezë. Japonia nuk ka negociuar, tha Kabineti Kryesekretari Yoshihide Suga. ISIS-i i therri dy burrat japonezë.
Plaçkitja dhe shitja e objekte të vjedhura të lashtësisë
ISIS-i i lejon vendasit për të gërmuar vendet e lashta historike për sa kohë që ata njerëz t’i japin ISIS-it një përqindje të vlerës monetare për çdo gjë të zbuluar, sipas një opinioni të shkruar në muajin shtator 2014 në New York Times, nga tre njerëzit që ishin kthyer kohët e fundit nga Turqia jugore dhe intervistuan njerëzit që jetojnë dhe punojnë në territorin e kontrolluar nga ISIS-i.
Sistemi i përfitimit të ISIS-it nga objektet e vjedhura të lashtësisë është shumë i komplikuar, thanë ata tre, duke shtuar se nëpër disa zona përgjatë lumit Eufrat, liderët ISIS-it i inkurajojnë ekipet gjysmëprofesionale të gërmojnë në terren.
ISIS-i ka shkaktuar dëme të pariparueshme në trashëgiminë kulturore të Sirisë, thanë shkrimtarët, dhe është e rëndësishme që gërmimi dhe kontrabanda e antikave të ndalet sepse historia e Sirisë është në thelb pjesë e identitetit të saj. Duke lënë një pjesë të trashëgimisë në shënjestër të paprekura, ata thanë, do të jetë kritike për të ndihmuar popullin e Sirisë të rilidhin simbolet që i bashkojnë ata përtej linjave fetare dhe politike.
Zyrtarët në Irak kanë thënë ISIS-i i ka hedhur në erë tempuj të tillë si Mauzoleun e Jonas, Hazreti Junusi (a.s.).
Kais Hussain Rashid, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeve të Irakut, tha se militantët e ISIS-it i kanë copëtuar këto vepra arti të lashtësisë dhe i shesin te kriminelët dhe tregtarët e anticiteteve. Ai tregoi për një vepër të gdhendur, me zbukurime, që është mijëra vjet e vjetër. Zakonisht ata i prenë kokën, duke i lënë këmbët, sepse koka është pjesë e vlefshme.
Ndërsa në qoftë se plaçkitjet nuk janë të mjaftueshme, ISIS-i thjesht i dëmton faqet delikate historike. Kais Hussain Rashid tha se ISIS-i ka përdorur qytetin e lashtë Hatra, apo el-Hadr në arabisht, që daton nga shekulli i tretë para Krishtit, si një terren të trajnimit, për depo armësh dhe një vend për të vrarë të burgosurit.
Tatimet, grabitjet
Në vitin 2014, ISIS-i pushtoi sipërfaqe të mëdha të Irakut dhe të Sirisë dhe ka krijuar administratën sikur të ishte një shtet legjitim. Kjo është, në fund të fundit, ajo që militantët kanë pretenduar të jetë Halifati , apo një Shtet Islamik i udhëhequr nga një person.
Shteti kërkon taksat, tatimet. Në zonat e kontrolluara nga ISIS-i për të mbijetuar - njerëzit i paguajnë një tatim grupit terrorist. Bizneseve janë duke u vjelur tatimet, sikur edhe gjërat thelbësore si energjia elektrike dhe siguria, thonë ekspertët.
Shoferët që lëvizin nëpër një pikë kontrolli duhet të dorëzojnë parat në dorë. Kur kjo përdorët gjithnjë e më shumë, populli do të duket më i tmerruar dhe i traumatizuar, tha Joseph Thorndike, drejtor i Projektit të “Historisë së Analizave Tatimore, ” shkroi në revistën Forbes.
Vjedhjet
Ndonjëherë nuk ka asnjë pretendim të tillë si çështja e tatimit. ISIS-i ka vjedhur të holla, gjithashtu. Në muajin qershor të vitit 2014, grupi plaçkiti disa banka në Mosul dhe vodhi rreth 500 milion dollarë, megjithëse shuma e plotë është e pakonfirmuar, sipas firmës globale të inteligjencës Stratfor. Në Siri, ISIS-i ka konfiskuar kontrollin e objekteve të naftës, duke i pushtuar nga grupi rebel al-Nusra, i cili nuk ka luftuar që t’i rimerr përsëri.
Organet prehen dhe shiten?
Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara shkaktoi një pikëllim këtë javë, kur ai tha se trupat janë gjetur gjymtuar, të hapur, mungojnë organet. Për ambasadorin, Muhammed Alhakim, kjo tregon ”disa pjesë mungojnë.”
Ai tha se është e mundshme që ISIS-i ka shitur organet e civilëve të vdekur.
Ekziston skepticizëm i madh për këtë, veçanërisht duke pasur parasysh se sa e vështirë është për të ruajtur organet në mjedise të luftës.
Mark Lyall Grant, ambasadori i Britanisë në OKB, tha se nuk kishte prova ose dëshmi për të përkrahur pohimin e Muhammed Alhakim-it.
Kontrolli i të lashtave
Mouaz Moustafa, drejtor ekzekutiv i Task Forcës së Emergjencave Siriane në Uashington tha se Rakka e Siriasë, faktikisht është kryeqyteti i ISIS-it , është një lloj “shporte e bukës. Ata kanë marrë pambukun dhe grurin. tha ai.
Një ekonomi e veçantë?
Vitin e kaluar, 2014, ISIS-i njoftoi se Departamenti i Thesarit do do të fillojë prerjen e monedhave të veta të arit, argjendit dhe monedha të bakrit për Sistemin Zyrtar Financiar të Shtetit Islamik. Nuk është e qartë nëse kjo ka ndonjë vlerë. Ky veprim është i përkushtuar thjesht Allahut: ka deklaruar ISIS-i dhe do të largojë muslimanët nga sistemi i ”ekonomisë globale që është e bazuar në ligje satanike.”
Burimi: CNN