Filmi Bilali tregon historinë e shokut të Pejgamberit
Një film i ri i vizatimor tregon historinë e shokut të Pejgamberit, Muhammedit, (a.s.), Bilal ibn Rabah (Allahu qoftë i kënaqur me të) është shpallur në Dubai, si filmi i parë vizatimor i prodhuar nga artistë arabë.
Një mijë vjet më parë, një djalë ëndërronte për t'u bërë një luftëtar i madh është rrëmbyer me motrën e tij dhe u dërguan në një vend shumë larg nga shtëpia, është përshkrimi i filmit i përmendur nga prodhuesi në YouTube Channel.
Hedhur në një botë ku lakmia dhe padrejtësia sundonin kudo, Bilali gjen guximin për të ngritur zërin e tij dhe të bëjë një ndryshim. Frymëzuar nga ngjarjet e vërteta, kjo është një histori e një heroi të vërtetë që e ruan kujtimin e tij në kohë dhe histori.
Filmi i ri u njoftua për herë të parë të hënën e kaluar në Dubai nga një grup profesionistësh sauditë të cilët kanë punuar në film gjatë dhjetë viteve të fundit.
Filmi është shfaqur në gjuhën angleze për audiencën amerikane, tregimi, ngjarja, për një skllav që u shndërrua në zotëri, udhëzues, i popullit pas Islamit.
Zërat në film janë luajtur nga disa artistë të famshëm amerikanë, duke përfshirë Adewale Akinnuoye-Agbaje, ylli i the Game of Thrones.
Filmi tregon historinë e një superheroi të vërtetë, një skllav afrikan i cili u soll në Arabi para 1400 viteve dhe luftoi për lirinë e tij, tha Akinnuoye-Agbaje në janarin e kaluar.
Ai u bë një frymëzim për brezat dhe ne jemi duke ritreguar historinë e tij 1000 vjet më vonë.
Ylli amerikan, Will Smith, ka shprehur gjithashtu përkrahjen për filmin, udhëtoi për në Dubai për të bashkëpunuar me producentët sauditë.
Producentët thanë se Filmi do të dalë në tremujorin e fundit të vitit 2015.
Bilal ibn Rabah është një nga shokët e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të).
I lindur në Mekë, robi i liruar etiopian pas pranimit të Islami ishte i pandashëm nga i Dërguari, Muhammedit (a.s.)
Karakteri i tij i virtytshëm dhe shpirtmirë, me një zë të bukur, u shoqërua dhe u nderua nga Pejgamberi, Muhammedi (a.s.) duke e bërë atë thirrësin, myezinin, e parë të Ezanit (thirrja për namaz) në Islam.
Burimi: On Islam