A do të heshtin pushkët në mes turqve dhe kurdëve

Edhe pse mesazhi i liderit kurd Abdullah Oxhalanit dërguar ithtarëve të vet, në të cilin i thërret në mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm me qëllim të sjelljes së vendimit për çarmatim, ka has në përgëzime nga opinioni publik turk dhe kurd, por nuk i ka ndal akuzat dhe kërkesat nga të dy anët që të tregohet inicimi i qëllimit përmes hapave konkrete për sukses të procesit paqësor. Vëzhguesit turk dhe kurd mendojnë se thirrja e Oxhalanit, përkundër dallimeve në mendime rreth disa detajeve, është me vlerë të rëndësishme dhe paraqet paralajmërimin e epokës së re në historinë e re turke.
 
Sirri Sureja Onder, deputet nga radhët e partisë prokure, të HDP-së, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, në të cilin kanë marr pjesë edhe zëvendës kryeministri i Turqisë Jalçin Akdogan dhe ministri i punëve të brendshme të Turqisë Efkan Ala, ka lexuar mesazhin e Oxhalanit publikuar të shtunën. Këshilli ekzekutiv i unionit të bashkësive kurde (KCK-së), në deklaratën e tyre përshkruajnë thirrjen e Oxhalanit si “hap historik”, dhe kërkojnë nga qeveria turke të nis iniciativën dhe të ofrojë treguesit të sinqertë për qëllimin e suksesit të procesit paqësor. Në deklaratë kërkohet nga qeveria turke të ”tërheq pakon e ligjeve për sigurinë e brendshme” në funksion se kjo nuk i përgjigjet frymës së procesit paqësor. Njashtu janë prezantuar edhe akuzat në llogari të qeverisë për shkak të shmangies së implementimit të kushteve të kurdëve. Këshilli ka kërkuar që zyrtarëve të tyre të lejohet të bisedojnë me Oxhalanin në të ardhmen.
 
Kryetari i partis kurde, të HDP-së, Selahatin Demirtash mendon se “largimi i armëve është rezultat i luftës kurde, e jo i bujarisë së qeverisë turke”. Kryetari turk Rexhep Tajjib Erdogani ka thënë gjatë konferencës për shtyp se thirrjet e Oxhalanit janë të mira, që do të thotë se ka ardhur koha për vënien e pikës në çështjen paqësore kurde. Por, paralajmëroi në atë se liderët kurd nuk i janë përmbajtur marrëveshjes dhe se pyet se qëndrimi i tyre a do të ketë refleksion në terren në prag të zgjedhjeve parlamentare. Erdogani ka kritikuar reaksionet kontradiktore të palës kurde në thirrjen e Oxhalanit. Mendon se ky është tregues i mungesës së politikës konsistente në anën e tyre, duke i thirrur të rivlerësojnë para se këtë kërkesë ta dërgojnë qeverisë turke. Në pikëpamje të pritjes që ushtria turke do të largojë armët kur këtë e bënë PKK-ja, Partia Punëtore Kurde, ai thotë se kjo është ”joreale”, pasi që ka thënë se armët në duart e ushtrisë turke kanë qëllim për të siguruar sigurinë dhe paqen në vend. Nga ana tjetër kryeministri turk Ahmet Davutogllu ka përshkruar thirrjen e Oxhalanit si hapjen e rrugës drejt politikës kombëtare dhe shënimin e fazës së re duke thënë:
“Nga tash e në të ardhmen rinia jonë nuk do të luftojë njëra kundër tjetrës në rrugë dhe në male”. Disa deputet të partisë opozitare, popullore republikane (CHP-së) kanë përkrahur procesin e çarmatimit, gjersa nënkryetari i klubit të partisë opozitare, partisë së lëvizjes nacionale(MHP) Oktaj  Vural e përshkruan deklaratën e përbashkët për braktisjen e armëve si ”dokument tradhtar” kundër Republikës, kombit dhe atdheut turk. Ka akuzuar qeverinë për mbulimin e tradhtisë nëpërmjet suksesit të çarmatimit të Kurdistanit. Sipas mendimit të këshilltarit të kryeministrit turk, thirrja e Oxhalanit është  dërguar qysh me 4 shkurt, por opozita e ka parandaluar liderët kurd në malin Kandil të kumtojnë kohën e saktë të publikimit të saj. Sipas fjalëve të zyrtarit turk,”pesha e liderit Oxhalan” e ka thyer  opozitën. Megjithatë, paralajmëron se nuk duhet pritur shumë lidhur me çështjen e çarmatimit, pasi që mendon se”nuk mund të presim që PKK-ja do të përgjigjej menjëherë në thirrjen e udhëheqësit të vet, Oxhalanit, gjersa akoma është aktuale çështja e ISIS-it”. Por ceku se në shtigjet afatgjate, veçanërisht pasi që rajoni të stabilizohet  dhe kurdët të binden se mundësia e realizimit të kërkesave të tyre nëpërmjet luftës politike ”do të mund të vjen gjer te çarmatosja e përgjithshme “. Nga ana tjetër, gazetarja dhe publicistja kurde Semra Polat thotë se pakoja e ligjeve të sigurisë së brendshme është thelbësor për krejt Turqinë dhe nuk ka të bëjë vetëm me bisedimet paqësore që të jetë si kusht për çarmatim.
 
Në bisedë ajo ka mohuar mundësin që thirrja e Oxhalanit paraqet manovër kurde, dhe beson se pa marr parasysh se çfarë kanë qenë qëndrimet e mëparshme të liderëve të PKK-së, nuk duhet marr si qëndrime të popullit kurd të cilët me të vërtet përkrahin procesin paqësor dhe anojnë kah suksesi i tij. Ka cek se pakoja e sigurisë së brendshme për të cilat në parlamentin turk akoma vazhdojnë diskutimet, ai jep autorizime policisë turke të bastisë personat e dyshimtë me lejen gojore të policisë gjyqësore, dhe se ndalohet përdorimi i piroteknikës, lëndëve të metalta, gurëve dhe koktejeve Molotov në demonstrata.  Sipas pakos së re të ligjeve ndalohet mbulimi total apo i pjesërishëm i personave me qëllim të mbulimit të identitetit gjatë marsheve protestuese ose demonstratave, gjë që ngre dënimin nga një gjer në pesë vjet burgim.

Burimi: Al Jazeera