Siria

Assadi akuzon Erdoganin për përkrahjen e tekfiristëve

Kryetari i Sirisë, Bashar al-Assad ka akuzuar kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për përkrahjen e militantëve tekfiristë të ISIL-it.

  

Bashar al -Assad e bëri komentin ndërsa u takua me një delegacion të figurave të opozitës turke në kryeqytetin e Sirisë, në Damask, të martën, raportoi Press TV.

   

Kjo është ajo që po bën qeveria turke nën Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, duke siguruar mbështetje për ekstremistët dhe forcat tekfiriste për të fituar favorin e zotërinjve të tij përmes zbatimit të kurtheve të tyre, citon Gazeta e përditshme Hürriyet Daily News,  Agjencinë Zyrtare të Lajmeve SANA Sirisë, siç ka raportuar të martën.

   

Vizita e delegacionit, e udhëhequr nga Dogu Perincek, kreu i Partisë Land Ultranacionaliste, përfshin anëtarë të partive të ndryshme  opozitare turke.

  

Erdogan udhëheq me një politikë shkatërruese që nuk i shërben aspak interesit të popullit të tij, duke i përkrahur militantët tekfiristë,  tha Assadi.

  

Ai shtoi se bashkëpunimi i vërtetë në mes të vendeve është i nevojshëm për të luftuar të keqen e terrorizmit.

  

Grupi, gjithashtu, theksoi se shumica e popullit turk ende besojnë në marrëdhëniet e mira me popullin e Sirisë dhe kundërshtojnë përkrahjen e  Erdoganit për terrorizmin në Siri.

  

Figurat e opozitës mbërritën në Siri të shtunën pas një ftese nga Assadi.

   

Turqia ka kohë që është nën sulmet e vazhdueshme për ngurrimin e  saj  për të goditur militantët që përdorin territorin e saj për të udhëtuar në Siri.

   

Terroristët tekfiristë të ISIL-it  janë trajnuar fillimisht nga CIA në Jordani në vitin 2012 për të destabilizuar qeverinë siriane.

    

Tekfiristët, të cilët kontrollojnë sipërfaqe të mëdha toke në Siri dhe Irak, kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, si prerje të kokave publike dhe kanë kryqëzuar njerëz nga të gjitha komunitetet, si muslimanët shiitë, sunnitë, kurdët dhe të krishterëve.

Burimi: IQNA News