Hapet një xhami e re në Milwaukee, në Shtetet e Bashkuara
Pas pesëmbëdhjetë viteve, që nga planifikimi, një xhami që ishte ëndërr në qytetin më të madh të Wisconsin-it në Milwaukee, hapi dyert e saj ditën e hënë, më 2 mars 2015, duke ofruar 100 familjeve muslimane një vend për të adhuruar Krijuesin.
Ne kemi pasur shumë miqë të cilët kanë qëndruar me ne gjatë këtij procesi, tha Ahmed Kuereshi i Shoqërisë Islame të Milwaukee-t.
Duke filluar 15 vjet më parë me një ëndërr, Xhamia Brookfield është ndërtuar në sajë të përpjekjeve të disa njerëzve nga besime të ndryshme të cilët luftuan për të ndërtuar atë.
Puna aktuale filloi pasi Shoqëria Islamike e Milwaukee bleu tokën pesë vjet më parë.
Atëherë filloi mbledhja e fondeve në vitin 2012, dhe përfundoi duke e ndërtuar xhaminë.
Pra, toka dhe ndërtimi – ishte ky një projekt prej 3 milion dollarësh.
Leja ishte shqetësimi kryesor i xhamisë, një problem i rregullt që përballet çdo xhami e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, shumica e popullsisë e ka përkrahur ndërtimin e xhamisë.
Përkrahjes publike të xhamisë i kanë dhëne së bashku edhe udhëheqësit ndërfetarë që u mblodhën në vendin ku do të ndërtohet xhamia për të treguar miratimin e tyre për projektin, dhe madje edhe Kardinali Timothy Dolan, ardhja e tij kishte shumë rëndësi.
Me përfundimin e ndërtimit të Xhamisë muajin e kaluar, xhamia u hap për besimtarët. Për besimtarët, xhamia e re kursen 30-minuta me makinë në xhaminë tjetër më të afërt.
Udhëheqësit e xhamisë kanë përgatitur një ceremoni zyrtare të hapjes së xhamisë me udhëheqësit e qytetit për ditën e hënë, më 2 mars 2015.
Burimi: On Islam