Imam i madh i Al-Az-harit i bën thirrje vendeve arabe që të mos e përkrahin ISIL-n
Shejh Ahmed el-Tajjib i Universitetit al-Az-har të Egjiptit i bëri thirrje vendeve arabe për të braktisur përkrahjen e tyre për terroristët tekfiristë dhe theksoi se qëllimi i tyre është dominimi botëror.
Në një mesazh të lexuar nga përfaqësuesi i tij gjatë seancës së njëzetekatërt të Këshillit të Lartë të Çështjeve Islamike të Egjiptit, kreu i Universitetit al-Azhar të Egjiptit, Shejh Ahmad al-Tajjib bëri thirrje për të marrë masa ndaj kërcënimeve të rënda që vijnë nga terroristët tekfiristë, duke përfshirë DAESH (ISIL), duke thënë:
Këto grupe tekfiriste aspirojnë për të dominuar jo vetëm vendet perëndimore, por më tepër, të gjithë botën.
Dijetari egjiptian bëri thirrje për veprim kundër terroristëve dhe theksoi se konferencat duhet të vazhdojnë të mbahen dhe se ndarjet në Botën Muslimane duhet të braktisen. Ai theksoi se uniteti musliman është thelbësor. Ne do të duhet të vëmë në dukje gënjeshtrat e terroristëve tekfiristë dhe të paralajmërojnë botën për rreziqet që vijnë prej tyre, shpjegoi ai.
Shejh Ahmed el-Tajjib tha se disa vende arabe fshehurazi e përkrahin terrorizmin, kurse të tjerët këtë e bëjnë në mënyrë të hapur. Këto vende duhet t'i japin fund veprimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Kanalet e TV që financohen nga arabët që nxisin kryengritjet, përçarjet, që nxisin njerëzit për të vrarë, duhet të mbyllin këto Kanale të TV, përndryshe këto vende do të konsiderohen armiqësore.
Imami i madh i Qendrës Islame al-Az-har në Kajro, Egjipt, bëri thirrje për një forcë arabe për të parandaluar këto veprime dhe për të luftuar këto grupe tekfiriste dhe theksoi se Universiteti Al-Az-har është i përgatitur për të ofruar ndihmë për të gjitha vendet për të përhapur Islamin e Vërtetë.