Përse toleranca fetare nuk është e mjaftueshme
Me miliona ikin nga dhuna fetare, mbrojtja e shprehjes paqësore fetare kërkon veprim, veprim me rigorozitet nga gjyqtarët dhe zyrtarët e zgjedhur. Shtetet e lira duhet të caktojnë një model me shije, të lezetshëm, të qetë, balancimin e lirisë së fesë dhe kërkesat e admirueshme publike bindëse.
Me pyetje të qeta dhe të respektueshme, nëntë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës debatuan edhe një rast në lidhje me lirinë fetare, të mërkurën. Ky rast, ku ishte përfshirë një grua muslimane e cila nuk ishte dëbuar nga puna nga kompania për shkak të shamisë. A duhet kompania ta kishte pyetur atë se pse ajo mbulohet me shami, ndoshta ilegalisht për bindjet e saj fetare? Apo a duhet gruaja t’i kishte thënë intervistuesit se ajo dëshiron një rehati me hixhabin e zi, pavarësisht nga një rregull i kompanisë ndaj ngjyrës së zezë?
Gjykata e Lartë do të vendos për rastin në muajt e ardhshëm, por kjo mund të jetë më pak e rëndësishme se sa fakti se argumentet gojore ishin të sjellshme, mbi të gjitha, jo kërcënuese. Çdo gjyqtar duhet me maturi t’i peshojë parimet, rastet e veçanta dhe veçoritë e secilit rast.
Bota ka nevojë për më shumë shembuj të mënyrave të mençura të zgjidhjes së kontesteve në mes të drejtës së shprehjes fetare dhe kërkesave për drejtësi dhe të mirën e përbashkët. Gjykatat amerikane kanë marrë shumë raste në këtë fushë në vitet e fundit, sidomos në lidhje me shkelje të ligjit mbi praktikat fetare. Dhe ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera po debatojnë më shumë masa që kanë për qëllim balancimin e lirisë fetare dhe ndonjë nevoje publike bindëse siç përcaktohet nga një qeveri e zgjedhur.
Arsyeja për të ngritur debate të tilla është e qartë: bota tani ka më shumë se 50 milionë banorë të zhvendosur nga dhuna - më së shumti që nga Lufta e Dytë Botërore – shumica prej tyre kanë ikur nga konfliktet që përfshijnë mosmarrëveshjet mbi fenë, të tilla si në Siri, Nigeria, Sri Lanka, dhe Myanmar (Burma). Vitin e kaluar, Qendra Kërkimore Pew raportoi se dhuna dhe diskriminimi i grupeve fetare nga qeveritë ose besimeve rivale kanë arritur në nivelin më të lartë të ri në të gjitha rajonet, përveç Amerikave.
Mizori kundër popullit besimtar, ose në emër të një besimi, kërkojnë diçka më të fortë se toleranca. Veprimet fetare të një personi dhe kërkimi i së vërtetes meriton respekt të lartë dhe mbrojtje. Më shumë udhëheqës duhet të jetë aktiv në vend se të jenë pasiv në lejimin shprehjes fetare.
Një shembull i mirë është një fjalim i 17 shkurtit 2015 nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi. Pas disa grindjeve që pati me presidentin Obama, ai premtoi se qeveria e tij nuk do të lejojë ndonjë grup fetar të nxis dhunë ndaj tjetrit. E imja do të jetë një qeveri që i respekton në mënyrë të barabartë të gjitha fetë, tha zotni Naredra Modi. Ai madje thirri kreun e policisë të New Delhit për të shprehur shqetësimin e tij në lidhje me sulmet e fundit ndaj të krishterëve.
Toleranca është një vlerë denjë. Por siç e shpjegon juristi, profesor i Stanford-it, Michael McConnell në një artikull të publikuar në Yale Law Journal, roli i qeverisë është të mbrojë ushtrimin e plotë dhe të lirë të fesë duke mos e bërë gjykime teologjike. Tolerimi presupozon një 'grup dominues' me një mendim të veçantë për fenë (që ajo është e rreme , ose të paktën 'i pajustifikuar'), i cili vendos që të mos ç’rrënjosen besimet që ata i konsiderojnë si 'i gabuar, i shtrembër, apo i padëshirueshëm.
Sikur gjykatat në shumicën e vendeve të lira, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuar të Amerikës ka qenë e kujdesshme për të mos kaluar gjykimin mbi çdo fe. Dhe në çdo rast, ajo përpiqet për të lundruar me kujdes kufijtë midis shprehjes fetare dhe nevojat publike. Një qasje e tillë i e kujdesshme dhe e qetë është një ilaç i nevojshëm për shërimin e dhunës së zjarrtë mbi fenë në pjesën më të madhe të botës.
Burimi: The Christiane Monitor