Turqia bëhet 'udhëheqëse në tregun e librit'
Turqia është bërë një nga udhëheqësit kryesor në tregjet e librit në botë.
Ky ishte pretendimi i bërë në ceremoninë e hapjes së Panairit të Librit Expo CNR në Stamboll të premten. Shefi i bibliotekës të Ministrisë të Kulturës së Turqisë, Hamdi Tursucu, tha se vendi ka e ka tregun e librit të 12-të më të madh botë
Hamdi Tursucu pohoi se rreth 16.000 Numra Ndërkombëtar të Librit Standard ose ISBN – numër unik identifikues i librit komercial – i është dhënë nga shteti në vitin 2002. Numri është rritur në më shumë se 50.000 në vitin 2014, tha Hamdi Tursucu.
Turqia është vendi i 11-të më i madh në botë në aspektin e numrave të ISBN, shtoi ai.
Hamdi Tursucu vlerësoi, gjithashtu, Projektin Teda të Turqisë - një program mbështetës për përkthim që filloi në në vitin 2005.
Më shumë se 1.700 libra -përkthime janë mbështetur nga viti 2005, tha Hamdi Tursucu. Veprat e më shumë se 400 autorëve mund të lexohen në 64 shtete në 54 gjuhë, shtoi ai.
Botuesit turq në panair janë të kënaqur me panairin e parë të vitit 2015-të librit në Stamboll ku Agjencia Anadolu merr pjesë si Partner Ndërlidhës Global. (Global Comm. Partner.).
Ngjarja kulturore në Jeshilkoj po kandidon me temën e Beteja e Çanakalasë, e njohur gjithashtu si Fushata e Dardaneleve, lufta e vitit 1915, midis ushtrisë Osmane dhe Korpusit të Ushtrisë Australiane dhe Zelandës së Re e cila shënon mbrojtjen e sovranitetit të Turqisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Këtë vit, panairi mbahet ndërmjet datës 27 shkurt dhe 8 mars 2015 dhe do të jetë mikpritës i mbi 250 botuesve.
Përfaqësuesi i Botimeve Ithaki, Coskun Oren tha se duhet edhe një Panair i Dytë i Librit në Stamboll sepse është një domosdoshmëri për popullsinë 15-milionëshe të qytetit.
Duke vënë në dukje rënien e lexuesve të moshës mesatare, Coskun Oren shtoi: Leximi tek turqit ka rënë gjatë dekadave të fundit.
Një zëvendës menaxher në një shkollë të Stambollit, Onder Kaya, tha se ata erdhën me një grup 160 studentësh ta vizitojnë panairin.
Një nga ata student është Bahar Karaduman, 14 vjeçar, i cili tha se kjo është hera e parë në jetën time që marrë pjesë në një Panair Libri.
Një tjetër bibliofil, dashamir i librit, është Muhammed Nuri, 18 vjeçar , një nxënës i shkollës së mesme në Stamboll i cili tha se ai ka blerë libra të cilat, normalisht, siç tha ai, nuk do t’i gjente në libraritë lokale.
Standi i Agjencisë Anadolu do të paraqet arkivin me foto AA të Çanakkales dhe Almanakun e tij të vitit 2014.
Organizatorët dhe përkrahësit e Panairit të Librit EXPO CNR janë Agjencinë Anadolu, Ministria e Kulturës dhe Turizmit, Ministria e Arsimit dhe Komuna e Stambollit.
Panairi i Librit do të jetë mikpritës i shtëpive botuese, botuesve të librave për fëmijë, organizatave joqeveritare, institucioneve akademike, shoqatave, sindikatave, grupeve të gazetarëve dhe të revistave grupet dhe të tjera.
Burimi: World Bulletin