Kursi për hafizë të Kur’anit për shurdh-memecët zhvillohet në Oman
Shkolla e Kur’anit Ma’adh bin Xhebel në Oman ka organizuar një kurs për mësimin përmendësh të Kur'anit për studentët me aftësi të kufizuara të dëgjimit.
Sipas faqes omandaily website, kursi Kur'anor është mbajtur në bashkëpunim me Fondacionin Al-Buraimi të Omanit.
Klasët e Kursit Kur’anor janë mbajtur dy ditë në javë, ku janë njohur me mësimet Kur'anore dhe parimet, madhështinë e Kur'anit të Shenjtë.
Nxënësit kanë mësuar edhe urdhrat Islame dhe po mësojnë rreth kulturës islame, historisë Islame dhe të dërguarve të Zotit.
Ceremonia e hapjes së kursit është mbajtur me praninë e Rashid bin Ahmed el-Shamisi, përfaqësues i provincës Al-Buraimi në Parlamentin e Omanit.
Duke ju drejtuar ceremonisë, ai theksoi rolin e rëndësishëm të shoqërisë në mbështetjen e qendrave të mësimit përmendësh, të hivzit, të Kur'anit dhe inkurajimin e të rinjve, si dhe ndikimin e rëndësishëm të shkollave Kur'anore në formimin e specialistëve, hafizëve, të Kur'anit.
Pjesëmarrësit në kurs, mësuesit, mbikëqyrësit dhe organizatorët e kursit u nderuan nga përfaqësuesi në fund të programit.
Burimi: IQNA News