Studentet
U shtyp, ditën e djeshme, sërisht me dhunë barbare protesta e studentëve të Universiteteve private të cilët ishin transferuar në Universitetet Publike fill pas mbylljes së Universiteteve private për arsye se nuk përmbushnin kreditet e cilësisë së mësimëdhënjes.
Ky akt barbar është cilësuar si një akt shumë i rëndë për ndërhyrjen e policisë në grevën e studentëve të Mjekësisë. Në këtë rast, Kryeministri Edi Rama nuk është në gjendje që të pranojë mendimin ndryshe, e për pasojë po trondit themelet e demokracisë. “Tirana, Shqipëria, nuk është më e njëjta që prej mesnatës së djeshme, më saktë prej orëve të errëta të mëngjesit. Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur. Edi Rama ka hedhur në erë çdo garanci për bashkëjetesë demokratike, duke mbyllur me dhunë një grevë studentësh, duke shoqëruar me dhunë në komisariat grevistët e duke i dhunuar në qeli. Ka vendosur me dhunë të ndalojë vlerën më themelore në demokraci, oksigjenin e saj, që është e drejta për t’u organizuar, për të shprehur kundërshtimin me qeverinë, për të kërkuar drejtësi”- u shpreh edhe Kryeopozitari Lulzim Basha gjatë daljes së tij në media.
Prej një viti studentët kërkuan të drejtën e tyre për tu studiuar dhe fakti që nuk morën përgjigje nga qeveria, i detyroi ata që të futen në grevë. Edi Rama jo vetëm ua ndalon, por mbrëmë, në orë 2 e 30 pas mesnate, në errësirën e hajnave e cubave, shfaqet para tyre i dhunshëm, u heq dhe të drejtën për të protestuar, të drejtën për ta kërkuar drejtësinë e mohuar. Nuk janë vetëm studentët e Tiranës, por janë dhe të Peshkopisë në protestë që këtë muaj u ndërpritet e drejta e studimit dhe transferohen në Durrës, janë dhe studentët e Elbasanit, Vlorës e Gjirokastrës që nuk paguajnë dot tarifat e dyfishuara. Mbrëmë ishte nata e thyerjes së xhamave në Tiranë. Skalionet e policisë të armatosur rëndë, që kanë harruar ligjin dhe udhëhiqen vetëm nga porositë politike, thyen dritaret e dyert e godinës, u futën me dhunë në atë ambient ku studentët po mbanin gjallë të drejtën e fundit që u kishte mbetur, i morën
zvarrë duke i lidhur duart me fasheta të mprehta plastike, i përplasën duke i kapur nga flokët, djem e vajza.
I futën në makina private me targa falso, i goditën dhe në komisariat në qeli, i kërcënuan, i poshtëruan, e çuan deri në fund porosinë e kryeministrin për frikësimi dhe terrorizimin për së gjalli. Të paktën 12 prej tyre u vizituan nga deputetët tanë në Spitalin Ushtarak ku po mjekohen. Një pjesë janë dërguar në spitalin civil, shenjat e plagëve i kanë akoma të freskëta. Të gjithë shqiptarët e konsiderojnë këtë akt, një sulm banditesk të paligjshëm. Shoqëria civile, Rinia dhe anemban vendi e fajësojnë direkt si përgjegjës Edi Ramën për konfliktin civil që e ka nisur prej ditës së parë si kryeministër, e që mbrëmë shënoi një kulm tjetër. Me aktin e djeshëm, ai jo vetëm që ka minuar themelet e bashkëjetesës demokratike por vetë legjitimitetin e tij si kryeministër, me guximin për të bërë me studentët atë që nuk guxoi Ramiz Alia, ka vulosur fatin e tij më keq së të Ramiz Alisë”,- e akuzoi rëndë Basha.
Madje, nuk ishin vettëm studentët ata që u dhunuan. Edhe protestuesit e Institutit Bujqësor u dhunuan barbarisht nga policia Tahiriane. Fëmijët u dhunuan me shuplaka nga policë banditë të cilët treguan akt trimërie me minorenët duke u shkaktuar dëme fizike deri në gjakëderdhje. Gratë u tërhoqën zvarrë dhe u plasën nëpër makinat e rrugës. 22 veta u arrestuan edhe u dhunuan barbarisht nga policia në paraburgim ku ndodhen ende. Kryepolici Fatmir Lleshi ka dhunuar edhe rrahur 22 protestuesit men ë krye gazetarin Agron Biba të cilët kanë marrë dëmtime të rënda fizike deri në rrezik për jetën, madje pa ndihmën e duhur mjekësore, por me disa ndihma nga familjarët.
Në emër të popullit, i kërkohet Prokurorisë të nisë hetimet për dhunuesit dhe urdhëruesit e dhunës ndaj studenteve edhe protestuesve të Institutit për të vënë drejtësi kundër mizorive Eskobariane të një udhëheqësi skizofren.