Amerike

Parada me automjete luftarake e SHBA-ve , pranë kufirit me Rusinë

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër të mjeteve luftarake në  një qytet të Estonisë në afërsi të kufirit rus, për manovrat ushtarake  një lëvizje për t’i treguar muskujt Moskës. 

  

Mes tensioneve të shkallëzuara mes dy pushteteve, transportuesit e blinduar dhe automjete të tjera të ushtrisë së SHBA-ve qarkulluan  nëpër rrugët e Narva-s të martën, raportoi Washington Post.

  

Një grup i ushtarëve amerikanë morën pjesë në paradë me 1300 ushtarë të Estonisë për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit. 

  

Qyteti kufitar i Narva-s që e ndanë një lumë nga Rusia ka një shumicë të banorëve etnikë rusë. 

   

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Moskës kanë qenë të tendosura gjatë krizës së vazhdueshme në Ukrainë.    

   

Rusisht-folësit e Ukrainës, të rajonit Donetsk dhe Lugansk në lindje kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve vdekjeprurëse mes forcave pro-ruse dhe ushtrisë ukrainase që kur Kiev-i filloi operacionet ushtarake për të shuar protestat pro-Moskës në mes të muajit prilli, 2014.

    

Shtetet e Bashkuara akuzuan Rusinë për dërgimin e trupave në Ukrainën lindore në mbështetje të forcave pro-ruse. Moska, megjithatë, mohon çdo përfshirje. 

    

Në nëntor, tankset amerikane parakaluan nëpër rrugët e Rigës për Ditën e Pavarësisë të Letonisë.

    

Ushtria amerikane ka dërguar qindra trupa në vendet Baltike që kur  konflikti filloi në Ukrainë.

   

Në një artikull gjatë fundjavës, ish-kongresmeni amerikan, Ron Paul tha se incidentet e vitit të kaluar që rrëzuan qeverinë e zgjedhur ligjërisht të ish-presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç nuk u mbështet vetëm nga SHBA-ja dhe qeveritë e BE-së - shumica ishte planifikuar në të vërtetë nga ata.

 

Shefi i Pentagonit paralajmëron kryetarin Putin

 

    

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter ka akuzuar Rusinë për shkeljen e Traktatit të Forcave Bërthamore, duke kërcënuar kryetarin rus, Vladimir Putin me përgjigjet.

   

Gjatë seancës dëgjimore për konfirmimin e tij, Ashton Carter ju tha senatorëve se Pentagoni ka shumë opsione kundër Rusisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen aktive për t'iu kundërvënë me raketa Rusisë.  Përgjigjet e SHBA-ve duhet t’i bëjë të qartë Rusisë se nëse ajo nuk do pajtohet, përgjigjet tona do t'i bëjnë ata më pak të sigurt se ata janë sot, tha ai.

    

Uashingtoni thotë se Moska ka shkelur traktatin e Forcave Bërthamore  dhe Traktatin mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë.

   

Megjithatë, Rusia mohoi thëniet dhe tha testimi i raketave në korrik 2014 ishte në përputhje me traktatin e INF. 

   

Rusia thotë se raketat amerikane që janë vendosura në të gjithë globin janë një kërcënim real jo vetëm për Rusinë, por edhe për tërë botën, duke shtuar sistemet e raketave që dëmtojnë ekuilibrin strategjik të forcave të gjithë globin.

Burimi: Sahar TV