Kulturë

Institutet e Kur'anit luajnë rol të madh në promovimin e studimit të Kur'anit

Imam Said bin Muslim el-Muhaixhiri
Imam Said bin Muslim el-Muhaixhiri

Një aktivist i Kur’anit nga Omani theksoi rolin e qendrave Kur'anore dhe Instituteve Kur’anore në rritjen e kulturës dhe në studimin e Kur'anit.

   

Duke folur për Agjencinë IQNA, Said bin Muslim el-Muhaixhiri, i cili është një udhëheqës i mirënjohur fetar dhe një këndues i shquar i Kur’anit në një xhami në provincën Omanit, në Sur, tha se institutet e   Kur'anit janë gjithashtu të rëndësishme në përhapjen e kulturës dhe të mësimeve  Kur'anore. 

  

Ai tha se përpjekjet e tyre i ndihmojnë popullit për t’i zgjeruar njohuritë Kur'anore dhe e institucionalizon etikën Kur'anore në shoqëri.

  

Said bin Muslim Al-Muhaixhiri nënvizoi se reflektimi mbi ajetet Kur'anore është mënyra më e mirë për manifestimin e mësimeve Kur'anore në jetën dhe sjelljet e njerëzve.

    

Ai tha se muslimanët nuk duhet të kufizojnë vetem për të kënduar dhe për të mësuar përmendësh Kur'anin, por gjithashtu duhet të bëjnë përpjekje që të mendojë rreth ajeteve të Kur'anit dhe të lexojnë interpretimet e ajeteve të Librit të Shenjtë, Kur’anit.

    

Diku tjetër në fjalën e tij, Said bin Muslim Al-Muhaijiri i referohet  aktiviteteve Kur'anore në Oman, duke thënë se kurse të specializuara rreth meditimit të Kur'anit janë mbajtur në shumë vende në atdheun e tij dhe që kanë lujtur një rol të rëndësishëm në rritjen e njohurive Kur'anore për publikun.