Ligji austriak për Islamin
Kryetari turk Rexheb Tajjib Erdogani gjatë prezantimit të tij në qendrën e kongreseve “Haliç” në Stamboll ashpër ka kritikuar Ligjin për Islamin të cilin e ka miratuar Austria gjatë kësaj jave, raporton AA. Me këtë ligj të aprovuar austriak rregullohet statusi i myslimanëve në këtë shtet evropian. “Nga njëra anë flitni për legjislacionin e së drejtës të Bashkimit Evropian, e nga tjetra anë po ndërmerrni hapa të cilët janë kundër këtij legjislacioni ligjor” ka deklaruar Erdogani lidhur me ligjin e ri për Islamin.
Kryetari turk ka komentuar edhe islamofobinë në rritje dhe paragjykimet kundër myslimanëve në perëndim, e posaçërisht në Evropë. “Incidentet po shkojnë në drejtim të gabuar. Duhet ndalur këto paragjykime” ka cituar Erdogani. Parlamenti austriak pas diskutimeve të gjata, gjatë kësaj jave me shumicë votash ka miratuar Ligjin për Islamin. Ligji i ri ligjërisht e ka rregulluar disa të drejta të cilët ata i shfrytëzojnë, por nga tjetra anë, ka sjell në pikëpyetje çështjen e barazisë, lirisë fetare dhe të drejtën e myslimanëve në bashkim. Kundër miratimit të Ligjit ishin Partia e Gjelbërve, NEOS-i dhe Partia e Lirisë së Austrisë, ndërsa për miratim kanë votuar deputetët e Partisë Socialdemokratike dhe Partisë Popullore. Para miratimit janë miratuar dy amandamente për ndryshimin e projektligjit. Këto ndryshime kanë të bëjnë në ndryshimin e statusit të xhamive.
Përkatësisht, afati i paraparë për ndryshimin e statusit, sipas ligjit të ri, do të zgjatet gjer në mars të vitit 2016, dhe ndryshimi i dytë ka të bëjë me pagat e imamëve. Ligji parasheh që imamët pagat të marrin nga Bashkësia Islame.
Burimi: Al Jazeera