AP: 844 banorë të Gazës, kryesisht civilë, të vrarë në sulmet ajrore izraelite
Një hetim i kohëve të fundit në terren i kryer nga Agjencia Associated Press (AP), tha se 60 për qind e 844 palestinezëve ishin vrarë vetëm nga sulmet ajrore izraelite në luftën e fundit në Rripin e Gazës ishin fëmijë, gra dhe pleq.
Agjencia e Lajmeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ekzaminuar 247 sulme ajrore nga më shumë se 5.000 sulmet ajrore izraelite mbi zonat e populluara në Gaza, ka intervistuar dëshmitarët dhe vizituar zonat e goditur para përpilimit të numërimit të viktima thuhet në raportin e saj.
Hulumtimi i saj ka zbuluar se sulmet ajrore të Izraelit kishin marrë jetën e 844 civilëve, 508 prej tyre ishin fëmijë, gra dhe pleq, më i riu prej tyre ishte një bebe katër-ditëshe, kurse banori më i vjetër ishte një burrë 92-vjeçar.
280 fëmijë nën moshën 16 janë vrarë nga sulmet ajrore, 19 ishin foshnja dhe 108 fëmijë parashkollor prej moshës 1 deri në 5 vjeçare, ndërsa tre ose më shumë anëtarë të një familjeje kanë vdekur në 83 sulme, dëshmohet në raport.
Në mesin e të vrarëve ishin 96 të konfirmuar ose të dyshuar militantë, që përfaqësojnë mbi 11 për qind të numrit të përgjithshëm, ndonëse numri aktual i vdekjeve mund të ishte më i lartë sepse grupet e armatosura nuk i kanë publikuar listat e detajuara të të vrarëve, vuri në duke raporti.
Pjesa tjetër e të vdekurve, 240 njerëz, ishin meshkuj të moshës në mes 16 dhe 59 vjeçare emrat e të cilëve nuk kanë lidhje me grupet militante, apo luftëtarët e rezistencës, më tej vuri në dukje raporti.
Hulumtimi i Agjencisë Associated Press nuk përfshinte viktimat apo viktimat që ishin vrarë nga artileria apo me sulmet nga armët e zjarrit, apo nga masakrimet gjatë pushtimeve tokësor siç ndodhi në lagjen al-Shujaija, në lindje të Gazës.
Burimi: PIC