Kulturë

Ajetollah Makarem Shirazi: Shkolla e Ehli Bejtit (a.s.) është duke përparuar

Në takimin e tij me një numër të besimtarëve të cilët kohët e fundit e kanë përqafuan Islamin vullnetarisht, pa qenë të detyruar, Ajetullah Makarem Shirazi tha:

  

Allahu ju ka bekuar që ju udhëzojë në këtë rrugë. Ju keni sakrifikuar shumë meqë keni qenë në gjendje për të përqafuar shkollën e Ehli Bejtit  (a.s.) dhe ju duhet ta dini se të gjitha përpjekjet tuaja do të regjistrohen në librin tuaj të veprave dhe ju do të fitoni dy shpërblime, në këtë botë dhe në botën tjetër, për përpjekjet tuaja . 

    

Duke iu drejtuar të konvertuarve të fundit, shkëlqesia e tij, Ajetullah Shirazi tha: Tani, fjalët e veprat tuaja duhet të jenë të ndryshme nga e kaluara në mënyrë që kur njerëzit e tjerë ju shohin, ata e kuptojnë ndryshimin në sjelljen tuaj në krahasim me të kaluarën.

   

Ajetullah Makarem Shirazi, vazhdoi duke thënë: Sjellja juaj e duhur dhe veprat e mira janë mënyra më e mirë për të promovuar Shkollën e Ehli Bejtit (a.s.) dhe ajo është është udhëzimi më i mirë me të cilin ju mund të thirrni të tjerët në fenë e Ehli Bejtit (a.s.) .

   

Duke theksuar rëndësinë e fitimit të njohurive të Shkollës së Ehli Bejtit (a.s.), ai shtoi: ju duhet të studioni jetën e Imam Aliut dhe karakteristikat e sjelljeve më shumë se më parë dhe pastaj të filloni  promovimin e tyre.

    

Duke thënë se sot armiqtë janë duke u përpjekur për të mohuar dhe për të fshehur virtytet e Imam Aliut dhe meritat e tij, shkëlqesia e tij tha: Armiqtë janë duke i parandaluar njerëzit nga të mësuarit në lidhje me virtytet e Imamit, në këtë mënyrë, ne duhet të bëjmë çmos për të përhapur dhe për të promovuar mënyrën e jetës dhe sjelljet e Imamit.” 

   

Duke theksuar nevojën e studimit të librit “Shtegu i Elekuencës” (Nahxh ul-Balaga) dhe duke u bërë më të njohur me të, ai deklaroi: Ne duhet të përpiqemi për të promovuar fjalët e Imam Aliut, që janë të përmbledhuar në librin “Shtegu i Elekuencës” dhe,  edhe në qoftë se ne nuk do të kishim qasje nga tradita të tjera nga Imam Aliu, libri Nahxh –ul Balaga” do të mjaftojë. Për më tepër, nuk ka shok tjetër të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) që ka ndonjë nga predikimet si ato nga Imam Aliu që janë të regjistruara në “Nahxh- ul Balaga”.

    

Duke deklaruar se konfrontimet tona me fe të tjera duhet të bëhet pa fyerje fetare, Ajetullah Makarem Shirazi tha:

Në kongresin që u mbajt këtu për Tekfirizmin, tetëdhjetë myftinj Sunnitë nga vende të ndryshme kanë marrë pjesë; ata erdhën këtu me shumë entuziazëm, dhe u largua të lumtur, të gëzuar. Ne, gjithashtu, duhet të shprehim mendimet tona pa ofenduar askënd dhe në një atmosferë krejtësisht miqësore .

   

Ai vazhdoi: Ne nuk duhet të fyejmë fetë tjera dhe fyerjet e tilla  definitivisht nuk miratohen nga Allahu.

    

Duke deklaruar se, sot, Shkolla e Ehli Bejtit (a.s.) është duke përparuar, në mënyrë të natyrshme, në Irak, Siri, Jemen, dhe qarqet e tjera muslimane, Ajetullah Makarem Shirazi tha:

     

Pavarësisht nga propaganda kundër Ehli Bejtit (a.s.), Shkolla e Ehli Bejtit është duke përparuar dhe kjo tregon se kjo është një shkollë përparimtare, progresive .   

Burimi: Shafaqna