Ballafaqimi me sfidën serioze të ideologjisë së rrezikshme
Islamofobia na ka zgjuar dhe bashkuar në mbrojtjen e vlerave të larta të islamit, por islamofania po na ngatërron dhe ndan dhe për këtë është shumë më e rrezikshme dhe kërcënon të shkatërrojë atë me esenciale në kulturën dhe traditën tonë, e ato janë bashkëjetesa dhe toleranca, ka deklaruar Mustafa Ceriqi, reis ul ulema emeritus dhe kryetari i Kongresit Botëror Boshnjak duke iu drejtuar ulemasë botërore në konferencën globale në Mekke në temën”Islami dhe lufta kundër terrorizmit”. Në konferencën e cila nën patronatin e mbretit të Arabisë Saudite Selman bin Abdylaziz al Saud, ka organizuar Lidhja botërore Myslimane-Rabita, Ceriqi ka paraqitur kumtesën me temën” Shovinizmi sektar dhe ekstremizmi politik”. Ceriqi konsideron se shovinizmi sektar dhe ekstremizmi politik janë dukuri të cilët shkatërrojnë trupin e bashkësisë myslimane, shoqërisë dhe vendeve, dhe sqaron se shovinistët dhe ekstremistët ofrojnë vetëm dhimbje, vuajtje dhe mungesë shprese, ofrojnë kaos duke thirrur në fe e cila absolutisht është e pastër nga fjalët dhe veprat e tyre. Njashtu sqaron më tutje Ceriqi, ekstremizmi politik i tjetërson njerëzit nga e drejta e tyre në pjesëmarrjen aktive në krijimin e fatit të tyre vetanak. Ekstremizmi është e keqja e cila shkatërron bashkësinë në shoqëri dhe në shtet, theksoi Ceriqi dhe shtoi se është e nevojshme identifikimi i shkaktarëve të shovinizmit sektar dhe ekstremizmit politik, të cilin nuk duhet sjell në tregimin për të rinjtë dhe të rejat të papunësuar dhe të humbur, as që duhet minimizuar këtë dukuri si trend kalues. Ceriqi vëren se jemi të ballafaquar me sfidën serioze të ideologjisë së llojit të vet, e cila është krijuar si përzierje e të vërtetës dhe gënjeshtrës dhe si shprehje e dëshirës për forcë, por as interpretimet e ndryshme të fesë gjatë këtyre kohërave nuk kanë shkaktuar sektet e ndryshme fetare, e as shqyrtimet e ndryshme politike nga të cilët kanë dalë sistemet e ndryshme politike. Nëpër të gjitha këto sprova kanë kaluar shumë gjenerata dhe kanë ardhur në njohurit se nuk ka alternativ në bashkëjetesën e pjesëtarëve të ndryshme të bashkësive fetare dhe tolerancës politike. Këto janë normat civilizuese të cilët i kanë themelet e tyre në librat e shenjtë dhe përvojën e shenjtë të njerëzve, ka theksuar dr. Ceriqi. Ai ka cek se as shovinizmi e as ekstremizmi absolutisht nuk kanë bazë në librat e shenjta, dhe as që kanë lidhje me kulturën dhe traditën , e trashëgimisë së civilizimit botëror. Këto dy përbindësha janë pasojë e dobësive dhe veseve njerëzore të cilat mund të shërohen në rast se jemi të sinqertë dhe të ndershëm ndaj vetes dhe ndaj tjerëve, ka përfunduar Ceriqi.
Burimi: vijesti.ba