Moskë: 1.700 rusë luftojnë për grupet tekfiriste në Irak
Moska thotë se rreth 1.700 shtetas rusë janë duke luftuar përkrah grupeve terroriste tekfiriste në Irak.
Drejtori i Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë (FSB) Alexander Bortnikov, tha të premten se numri i shtetasve rusë të cilët janë bashkuar me grupet terroriste në Irak është dyfishuar gjatë vitit të kaluar.
Shefi rus shprehu shqetësim lidhur me numrin në rritje të rekrutëve militantë në vendet evropiane, duke thënë: kthimi i mundshëm i terroristëve për në atdheun e tyre përbën një rrezik të madh për sigurinë dhe stabilitetin e Rusisë.
Bortnikov i bëri komentet gjatë një vizite zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Komiteti Kombëtar i Rusisë Kundër-Terrorizmit kishte paralajmëruar më herët se ka të paktën 10.000 burime në internet që propagandojnë ideologjinë terroriste.
“Prej tyre, 500 burime në internet që propagandojnë ideologjinë terroriste janë në gjuhën ruse, duke pasur në shënjestër të rinjt si audiencën e tyre, tha zëdhënësi i komitetit, Andrey Przhezdomsky, duke shtuar, Tetëdhjetë për qind e përdoruesve janë nën moshën 30 vjet, por ka fëmijë, gjithashtu.
Në muajin janar, kryemistri francez tha se rreth 1.400 njerëz nga Franca ishin bashkuar me grupet terroriste tekfiriste në Irak dhe Siri ose kanë planifikuar për të bërë kështu.
Janë 1.400 individë të cilët janë të përfshirë në nisje ... për terrorizëm në Siri dhe në Irak, tha Manuel Valls, duke shtuar, Ka afër 70 qytetarë francezë apo banorë në Francë që kanë vdekur në Siri dhe Irak në radhët e terroristëve .
Grupet terroriste tekfiriste, me anëtarë nga disa vende perëndimore, kontrollojnë sipërfaqe të mëdha të tokës në Siri dhe Irak, dhe kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, si prerjeve të kokave publikisht dhe u kryqëqëzuan individ nga të gjitha komunitetet, si muslimanët shiitë, muslimanët, myslimanët kurdë dhe të krishterë.
Burimi: Press TV