Kulturë

50.000 kopje të Kur'anit u shpërndanë në Gaza

Qendra Dar-ul-Kur'an dhe Sunnet  në Rripin e Gazës ka shpërndarë  50.000 kopje të Kur'anit dhe 75.000 kopje të të tri xhyzave të fundit të Kur'anit të Shenjtë në mesin e Instituteve Kur'anore dhe qendrave shkencore dhe akademike të rajonit.

  

Sipas faqes paltimes website, kopjet e Librit Hyjnor janë shpërndarë në një ceremoni më 15 shkurt 2015.

  

Instituti për Përkrahjen e Mus’hafit në Bahrein, gjithashtu, bashkëpunoi në këtë plan. 

   

Ceremonia u ndoq nga Abdul Rahman Al-Xheamal, kreu i Qendrës Kur'anore dhe një numër i aktivistëve palestinezë të Kur'anit.

   

Duke folur në ceremoninë e hapjes, Abdul Rahman Al-Xhamal theksoi domosdoshmërinë e mësimdhënies të parimeve Kur'anore për të rinjtë dhe të pasojnë traditën e Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) në përhapjen e Islamit dhe të mësimeve Islame.

  

Ministria Palestineze për Çështjet Fetare, Shoqata e Dijetarëve Palestinezë Muslimanë, Qendra Dar-ul-Kitab dhe Sunnet, Shoqata Bamirëse Bin Baz  në Gaza dhe Institucionet Sociale, shkollat dhe universitetet në Rripin e Gazës ka marrë kopjet Kur'anore.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA News