Palestine

Nxënësja palestineze lirohet pas gjashtë javësh në burg në Izrael

Përvoja e hidhur përfundoi: Nxënësja 14-vjeçare  palestineze, Malak Al-Hatib përqafohet nga babai i saj pas lirimit të saj nga një burg izraelit në fshatin palestinez Tulkarem të Bregut Perëndimor. (AFP)
Përvoja e hidhur përfundoi: Nxënësja 14-vjeçare palestineze, Malak Al-Hatib përqafohet nga babai i saj pas lirimit të saj nga një burg izraelit në fshatin palestinez Tulkarem të Bregut Perëndimor. (AFP)

Tulkarem:

 

   

Izraeli e liroi të premten një nxënëse 14-vjeçare palestineze, të cilen e kishin burgosur gjashtë javë më parë për planifikimin e sulmit ndaj izraelitëve, arrestimi i saj dhe i fëmijve të tjerë në territoret e pushtuara u shndërrua në  zemërim të madh. 

   

Një fotograf i AFP në qytetin e Bregut Perëndimor të Tulkarem-it  tha se Malak Al-Hatib u lirua aty dhe u përshëndet nga prindërit e saj, të afërmit dhe nga kryetari i komunës, para se të kthehet në shtëpi në fshatin Beitin, rreth 40 km larg.

   

Malak u arrestua në rrugën e saj nga shkolla për në shtëpi me datën  datën 31 dhjetor 2014, dhe një gjykatë ushtarake më pas e burgosi ate për dy muaj.

   

Klubi i të Burgosurve Palestinezë 'tha se për dy javë i është zbritë  dënimi për shkak të moshës së saj. 

    

Sipas aktakuzës ajo kishte kap një gur për të hedhur në makinat në një rrugë e cila përdorët nga kolonët izraelitë në afërsi të fshatit dhe ajo gjithashtu posedonte një thikë për plagosjen e personelit të sigurisë në qoftë se ajo u arrestohet. 

   

Izraeli arreston rreth 1.000 fëmijë çdo vit në Bregun Perëndimor, shpesh me akuza për hudhje të gurëve, sipas grupit të të drejtave për Mbrojtjen e  Fëmijëve në Palestinë.

   

Arrestimi i Malak-es solli  shumë organizata të mediave në derën e familjes së saj dhe tërhoqi vëmendjen e publikut më shumë se çdo herë, sepse ajo është një vajzë.

   

Klubi i të Burgosurve vlerëson se 200 të mitur palestinezë mbahen në burgjet izraelite, por vetëm katër janë vajza, dhe Malak ishte më e reja.

   

Babai i saj tha se pranimi i saj llogaritet fare pak.

Një vajzë 14-vjeçare e rrethuar nga ushtarët izraelitë do të pranojë  gjiththçka.  tha ai me hidhërim. Ajo do të pranonte që po mbante një armë bërthamore.”

Burimi: ABNA