Shqipëri

Shqipëria Në Protestë. Qeveria Shtyp Katër Protesta Me Dhunë.

Ka, pothuajse, një javë që zona të rëndësishme të Tiranës janë në protesta të fuqishme kundër oligarkisë së OSHEE-së për Energjinë Elektrike. Me qindra banorë kanë protestuar për ndërprerjen e energjisë në disa zona të kryeqytetit duke i lënë familjet në errësisë mesjetare. Këto familje, kryesisht të zonave si Kombinati dhe Instituti Bujqësor, janë zonat më të prekura nga reforma e Qeverisë “Rama”  për Energjinë Elektrike për arsye sepse këto zona kanë qenë prej shumë vitesh zonat më të përkëdhelura të qeverive të shkuara. Në  Kombinat, disa banorë dolën në protestë paqësore kundër ndërprerjes së energjisë për arsye se këto banorë njihen si debitorë ndaj OSHEE-së, akuzë të cilët banorët nuk e pranuan sepse, sipas tyre, OSHEE ka vendosur fatura afrofe me vlera të konsiderueshme, absurde për xhepin e tyre dhe për ambjentet ku ata banojnë. Kjo proteste u shyp nga policia e shtetit e kryesuar nga pronari i kompleksit më të famshëm në Shqipëri “Iliria Palace”, Z.Saimir Tahiri, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Pasi protesta përfundoi, sipas banorëve, në shtëpitë e tyre u paraqitën forca të shumta policie ku dhunuan burrat e shtëpisë duke ju marrë deklaratë të detyrueshme për mos-organizimin e një proteste tjetër. Të frikësuar edhe dhunuar, banorët pranuan deklaratën, por më pas e denoncuan aktin në Media duke kërkuar kështu ndihmën e Medias për të vazhduar misjonin e nisur kundër vendimit të OSHEE-së për ndërprerjen e Energjisë Elektrike.

Një tjetër protestë e shtypur ishte edhe ajo e banorëve të Institutit Bujqësor e cila zgjati për 4 ditë  edhe do të vazhdojë ende pavarësisht pasojave deri në arritjen e një marrëveshje me OSHEE-në në lidhje me familjet në nevojë dhe\ose të pastrehë. Në  protestën e 3-të banorët u paraqitën më të egërsuar duke dalë në rrugë, kryesore për të drejtat e tyre, dhe bllokuan kështu trrafikun rrugor. Ky akt u shtyp nga forcat e Rendit duke dëmtuar fizikisht disa femra dhe duke shoqëruar në polici 4 persona si organizatorët e kësaj proteste. Sipas Kryetarit të protestës  z.Agron Prebibaj, i cili ishte një ndër të shoqëruarit në polici, ai morri leje për organizimin e protestës, por sipas policisë, protesta është e lejueshme përsa kohë ajo nuk prek interesat e qytetarëve të tjerë apo shoferave.

Ajo që të shqetëson në këto protesta është fakti që as Qeveria dhe as OSHEE nuk pranojnë të bëjnë një pakt me banorët e Institutit për zgjidhjen e ngërcit, por i rrinë neglizhente  situatës pavarësisht pasojave apo protestave të njëpasnjëshme. Përpjekjet e banorëve për të arritur një marrëveshje me OSHEE-në  janë qytetareske dhe jo të rrezikshme. Ndoshta kjo është arsyeja që Qeveria nuk i merr serjozisht këto protesta, por i shtyp ato lehtësisht me pak dhunë dhe frikë policeske duke qenë i vendosur t’i lerë këto familje në errësirë totale përgjithmonë, ose vetëm nëse kjo është një mënyrë e lezetcme për t’i dëbuar banorët nga godinat qëkur është miratuar projekti për Laboratorin Botanik. Pa asnjë përgjegjësi për të pa strehët. Pa asnjë projekt për qytetarët.Me fonde të vjedhura dhe banesa socjale të shitura apo fshehura ndër vite.  Vetëm me kokfortësi  arrogante dhe dhunë policeske, kjo Qeveri ka shtypur edhe do të vazhdojë  të  shtypë  edhe  shumë  protesta  të  tjera, pavarësisht qëllimit dhe  pasojës.