Tekfiristët i shërbejnë interesave të Iszraelit
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Rezitencës Libaneze Hezbullah, Sejjid Hassan Nasrallah tha se çfarë po bëjnë tekfiristët është në përputhje me interesat e regjimit sionist.
Të vetmit që nuk e konsiderojnë ISIL-in një kërcënim janë sionistët në Izrael, tha të hënën në një fjalim televiziv, Sejid Hassan Nasrallah, gjatë një ceremonie në përkujtim dëshmorëve të Lëvizjes Islame të Rezistencës.
Ai shtoi se prejardhja e grupit tekfirist ISIL janë agjencitë e zbulimit izraelite, amerikane dhe britanike.
Konfrontimi i ISIL-it ushtarakisht dhe politikisht arrihet duke mbrojtur Islamin. Ne e konsiderojmë veten, Hezbullah, ne jemi duke e mbrojtur Islamin si një tërësi, theksoi ai, raportoi TV Al-Manar.
Krimet e ISIL-it kundër të koptëve të krishterëve egjiptianë , Sejjid Hassan Nasrallah e dënoi ashpër, në veçanti ekzekutimin brutal të 21 krishterëve koptë që ju prenë kokat nga ISIL-i dhe Sejjid Hassan Nasrallah ofroi ngushëllimet për familjet dhe vendin e tyre.
Ne, gjithashtu, i shprehim ngushëllimet tona për popullin egjiptian dhe Kishës Kopte, ky krim ka prekur dy besimet, Islamin dhe Krishterim.
Shteti i ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levant (ISIL) është një grup terrorist besohet të jetë i mbështetur nga Perëndimi dhe disa shtete të rajonit arab.
Grupi terrorist ka bërë përparime të shpejta në Irakun verior dhe perëndimor gjatë verës së vitit 2014, pas pushtimit të sipërfaqeve të mëdha të Sirisë veriore.
Megjithatë, një kombinim i sulmeve të koncentruar nga ana e forcave vullnetare, të cilët nxituan për të marrë armët pas vendimit (Fetvas) së Ajetullah Ali al-Sistani për luftë kundër militantëve ushtarakë të ISIL-it dhe kjo dha rezultate, u çliruan shumë qytete dhe fshatra të Irakut.
Diku tjetër në fjalën e tij, Sejjid Hassan Nasrallah kritikoi ata që janë kundër Hezbullahut për mbështetjen e revolucionit të Bahrejnit.
Ata që e kritikojnë qëndrimin tonë ndaj Bahrejnit nuk duhet të ndërhyjnë në punët e vendeve të tjera, veçanërisht Sirisë tha ai.
Ne nuk kemi thirrur për përmbysjen e regjimit në Bahrejn, ne vetëm i përkrahim ata që janë duke bërë thirrje për dialog. Ka një qeveri tmerrshme dhe të dobët në Bahrejn që i frikësohet çdo fjalë të drejtë, ajo madje kërcënon për t’i dëbuar libanezët.