Bahrejni mbylli Kanalin e Ri të Lajmeve, pronë e Princit Al-Velid bin Talal nga Arabia Saudite
Bahrejni njoftoi mbylljen e një kanali të ri të lajmeve pan-arabe në pronësi të miliarderit saudit, Princit Al-Velid bin Talal, më pak se dhjetë ditë pas fillimit të tij.
Kështu u vendos për të ndaluar aktivitetet e Alarab-is, sepse kanali nuk ka marrë lejen e nevojshme, tha të hënën në një deklaratë Autoriteti i Çështjeve të Informacionit të Bahrejnit.
Nisur më 1 shkurt 2015, Kanali i Lajmeve Alarab (Alarab News Channel) kishte program vetëm disa orë para se programimi i saj u ndërpre pas transmetimit të një interviste me një politikan të opozitës së Bahrejnit. Pastaj u rikthye në materiale promovuese.
Intervista me një musliman shi’it, kundërshtar i sundimtarëve musliman sunnitë të mbretërisë së Gjirit, thuhet se ngjalli zemërim në qarqet e larta të vendit.
Derisa vetëm pas orës 12.00, të hënën, Kanali i Lajmve Alarab transmetoi një mesazh që programi ishte ndërprerë për arsye teknike dhe administrative, dhe se do të kthehet së shpejti, me vullnetin e Zotit.
Por rreth orës 12:04 materiali promovues u ndal dhe në ekran shfaqet vetëm logoja e gjelbër dhe e bardhë e Alarab-isë.
Miliarderi Alvelid bin Talal, një anëtar i familjes mbretërore saudite dhe një nip i Mbretit Abdullah, i cili vdiq më 23 janar 2015, do të thoshte se me nisjen e Alarab News Channel ka për të rivalizuar Al -Arabiya e Dubait dhe Al Jazeera-n e Katarit në gjuhën arabe.
Burimi: Morocco World News