Amerike

Muslimanët e Toronto-s diskutojnë rreth hytbeve Islame

Udhëheqësit muslimanë nga e gjithë Toronto-ja morrën pjesë në një seminar për të diskutuar rëndësinë e hytbeve të ditës së xhuma, apo  predikimin javor të së premtes, si dhe mënyrat për të zhvilluar diskursin e saj dhe lidhjen e popullit, besimtarëve, me xhamitë e tyre.

   

“Ky seminar është një mundësi për ndërveprim dhe diskutim në mesin e imamëve me përvojë, studiuesve dhe predikuesve, hatibëve, në dritën e ndryshimeve të shpejta në Amerikën e Veriut dhe në botë, tha Dr. Hamid Slimi, Kryetar i Qendrës Kanadeze për Studime  Fetare,  para të pranishmëve në fjalën e tij përshëndetëse. 

   

Seminari i sotëm do të jetë një diskutim rreth mënyrave më të mira të hytbes dhe përgatitjen e leksioneve dhe metodave që kanë ndikim pozitiv në bashkësitë tona. 

    

Seminari me titull  Predikimi Islam në kontekstin e Amerikës së Veriut, u organizua nga Qendra Kanadeze Mississauga për Studime Fetare.    

   

Dr. Hamid Slimi është imam, dijetar dhe themelues i Qendrës Hadixheja Sejjidina, si dhe Kryetar i Besimit të Jetës Network.

   

Udhëheqësja e njohur kanadeze myslimane, Dr. Ingrid Mattson, e cila është prof.  e Studimeve Islame dhe një aktiviste ndërfetare, morri pjesë në seminat, të shtunën e kaluar.

   

Si imamët  në xhami, predikuesit në kishë, si njerëz që predikojnë dhe flasin për komunitetin, ne jemi në atë pozitë për të përmbushur funksione të caktuara dhe ne kemi nevojë të dimë nëse ne jemi duke vepruar mirë ose jo dhe ne pa tjetër mund të kemi nevojë për ndihmë dhe përmirësim, tha Dr. Ingrid Mattson para audiencës.

  

Sigurisht që kjo fushë është  e njëjtë dhe ne duhet të përpiqemi për t’u përmirësuar vazhdimisht, këshilloi ajo. 

 

Ju të gjithë e dini që ne po jetojmë në një kohë të vështirë, veshët na shurdhuan duke na tërhequr vëmendjen tek muslimanët.”

   

Dr. Ingrid Mattson është në Londër dhe  në Windsor në krye të   Studimeve Islame në Universitetin Huron, në Universitetin Western Ontario në Londër, Ontario, Kanada. 

   

Ajo është një ish-kryetare e Shoqërisë Islamike të Amerikës së Veriut (ISNA) dhe ajo shërbeu si prof. e Studimeve Islame dhe Marrëdhënieve të Krishtera-Muslimane nga viti 1998-2012, në Seminarin e Hartfordit në Connecticut, SHBA. 

    

Gjatë kësaj periudhe, ajo ka themeluar programin e parë për  akreditimin e imamëve të diplomuar muslimanë  në Amerikë.

  

Hytbeja e Ditës së Xhuma është shumë e rëndësishme, tha Dr. Mattson.

   

Kjo është diçka që ka qenë e pranueshme në të gjithë qytetërimin Islam, është si shtyllë e komunikimit dhe e lidhjes me xhematin  apo komunitetin.

 

Lidhja me popullin  

 

Dr. Mattson vazhdoi për të theksuar rëndësisnë e hytbes së ditës së xhuma në udhëzimin e bashkësisë së muslimanëve dhe lidhjen me popullin.

   

Pse është obligim e Xhumaja për të rriturit në komunitet? Kjo është një obligim sepse mblidhemi në një vend si bashkësi për të dëgjuar atë që Allahu dëshiron nga ne dhe për t'u dhënë një mandat për veprim, tha ajo.  

   

Kështu ne e kuptojmë obligimin dhe për kujtohemi rreth detyrimit tonë si bashkësi, vazhdoi ajo.

   

Kjo është mundësi e nevojshme, vendi ku njerëzit duhet të ndjehen , para së gjithash, të lidhen me të tjerët.

   

Pjesëmarrësit e seminarit diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballen predikuesit e hytbes (hatibët) dhe perceptimi i përgjithshëm në komunitet në lidhje me predikimet javore.  

  

Një nga tragjeditë që kam dëgjuar nga shumë njerëz është se ata që  shkojnë në xhami ditën e xhuma, ata dëgjojnë diçka, ata largohen dhe ata nuk ndjen më diçka që i lidhë sikur kur ata erdhën në xhami, tha Dr. Ingrid Mattson.

   

Dr. Mattson vazhdoi të nxis xhamitë dhe qendrat islame për të zhvilluar aftësitë e imamëve të tyre dhe të  predikuesve  dhe të ofrojnë mundësi për mbikëqyrje.  

   

Kjo është një mundësi kolektive për komuniteti për t’u zhvilluar, ndihmuar, inkurajuar, për të paguajnë për të, dhe për t'u dhënë kohë  njerëzve të komunitetin tonë që mund ta bëjnë këtë, tha ajo.

   

Kjo është një nga funksionet më të rëndësishme që ne mund të plotësojmë.

   

Gjatë seminarit, të pranishmit shikuan mënyrat e përmirësimit të predikimit të ditës së xhuma, që nga stili deri tek përmbajtjes dhe rëndësia - si dhe se të dijnë se si të lidheni me xhematët e tyre. 

   

 Unë besoj se mënyra më e mirë për të arritur muslimanët në Kanada, në përgjithësi, është të flasin me kanadezët, në përgjithësi, sepse këtu muslimanët janë pjesë e popullatës së përgjithshme kanadeze, këshilloi Dr. Mattson.

  

Muslimanët janë komuniteti fetar me rritjen më të shpejtë në Kanada, sipas agjencisë statistikore të vendit, (Statistics Canada).
   

Popullsia myslimane e Kanadasë është rritur 82 për qind gjatë dekadës së kaluar - nga rreth 579,000 në vitin 2001 në më shumë se 1 milion në vitin 2011.

   

Muslimanët përfaqësojnë 3.2 për qind të popullsisë së përgjithshme të Kanadasë.

Burimi: On Islam.net