Art

Dorothea Wieck, nje idhull për rininë edhe sot!

height=292Dorothea  Wieck  ishte  një  ndër aktoret  më  në  zë  të  Gjermanië e  cila përmendet  edhe  sot.

Ajo  lindi  më  3  Janar  1908  në  Davros  të  Zvicrës.  Dora  vinte nga  një   familje  artistësh. Daja  i  saj  ishte  një  ndër  vjolinistët  më   të  shquar të  Gjermanisë  i  cili bëri  të  mundur edhe futjen e Dorës  në  botën  teatrale  gjermane.  Ajo  u  pranua  të  luajë  në  50  role  teatrale  të  Teatrit  Gjerman.  Me  pas  ajo  luajti  në   filmin  me  të  cilën  u  bë  e famshe  botërisht “Medchen und Uniform ( Vajzë  dhe  Uniformë )” më 1931 përkrahë  Hertha  Thiele.  Pas  këtij  debutimi  të  suksesshëm  ajo  u  pranua  në  Hollywood,  por  e  pa  kënaqur  nga  rolet  atje,  ajo  rikthehet  përsëri  në  vendlindje. Gjate  jetesës  së  saj  në  Hollywood më 1932,  ajo  u  martua  me  kolegun  e  saj  Hernst  Von  Der  Decken  nga  i  cili  u nda  tre  vite  më  vonë.  Ajo  u  kthye  në  Berlin  më  1935  ku  rinisi  debutimet  në  Kinematografinë  Gjermane.  Në  këtë vit  ajo  luajti  sërisht  përkrah  Hertha  Thiele  në  filmin  “Anna  und  Elisabeth”,  një  sukses  i  padiskutuar  si  ai  i  pari.

Dorothea  Wieck  ishte  një  ndër  të  vetmet  aktore  të  preferuara  të  Adolf  Hitler-it,  i  cili  e  ftoi  atë  në një  tavolinë  të  përbashkët  nderimi.

Ajo  njihet  për  interpretimin  e  shumë  roleve   domethënëse  të  cilët  zgjonin  shpirtin  Revolucjonar  të  asaj  kohe  diktature  shoviniste. 

Me  rolin  e Frouler  Elisabeth   von  Bernburg,  ajo  u  bë  shumë  e  adhuruar,  sepse  shperndau  ide  revolucjonare  mbi  të  drejtat  e  qenjeve  njerzore  dhe  lirisë  së  fjalës,  të  cilat  në  atë  kohë,  dënoheshin  me  internim  dhe  dëbim  nga  vendi.

Edhe  sot,  pas  93-vitesh,  ajo  vazhdon  të  adhurohet  nga  shumë  fansa  në  mbarë   botën.  Ata  i  kanë  hapur  një  link  ku  e  gjithë  bota  mbarë  njoftohet  me  informacjone  apo  foto-postera  mbi  aktoren.

Dorothea  vdiq  më  19  Shkurt  1986  nga  nje  sulm  ajror  militar,  sipas  Gazetës  “Breacking  News”.

Ajo  prehet, e  qetë,  në  “Trotuarin  e  Varrezave”  në  Berlin (Friedhof Heerstraße), fusha  19A,   e  braktisur  nga  Qeveritë  pasardhëse  për  një  rinderim  në  varrin  e  saj.

Dorothea Wieck  u  njoh  për  profesjonalizmin  artistik  në  Teatër  dhe  Muzikë.  U njoh  për  bukurinë  e  saj  të  rallë  dhe  sharmante.   U  njoh  gjithashtu  edhe  për  idetë  e  saj  revolucjonare  mbi  të  drejtat  e  njeriut  dhe  barazive  gjinore.