Rusia

Ringjallen kundërthëniet në Rusi për shami

Ndërsa Gjykata e Lartë e Rusisë përgatitet për të diskutuar ndalimin e shamisë në shkolla, myftiu i madh i Rusisë i ka dërguar një letër Presidentit Vladimir Putin, duke i kërkuar atij për të mbrojtur të drejtën e vajzave muslimane të veshin shaminë në shkolla dhe universitete. 

   

Unë ju  drejtohem si myfti dhe si një baba - ju lutem mbroni vlerat tona tradicionale, mbroni bijat dhe mbesat tona, e ardhmja e shtetit tonë të madh dhe të bukur euroaziatik, shkroi Ravil Gainutdin në një letër të hapur botuar në fillim të javës në faqen Këshillit të Lartë të Myftinisë të Rusisë.  

   

Shamia thjesht do të thotë mbulojë në gjuhën arabe dhe Islami nuk kërkon që të gjithë të veshin një lloj uniforme, Islami vetëm deklaron parimin e modestisë, jo lakuriqësisë, shkroi ai.

  

Kjo nuk është as një simbol i fesë, as nuk një sfidë për shoqërinë.  

   

Myftiu sqaroi se letra e tij u shkrua për shkak se Gjykata e Lartë ka në plan për të diskutuar ndalimin e shamisë muslimane si në shkollat e Republikës Ruse të Mordovisë.

  

Dijetari, gjithashtu, i përkujtoi udhëheqësit të Rusisë se 1 shkurti është shënuar në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Shamisë.

  

Ai shtoi se shamia ekziston  edhe tek fetë tjera Abrahamike dhe te kulturat tradicionale.

  

Ai vazhdoi duke fajësuar ndikimin e huaj për polemikat e fundit  rreth shamisë së femrave muslimane.

   

“Nëpërmjet  çështjes së shamisë”  forcat e caktuara të huaja janë duke na imponuar mbi ne intolerancë, anti-demokraci dhe mungesë respekti për traditat euroaziatike të miqësisë ndëretnike. Ata janë duke e politizuar një çështje krejtësisht familjare. Nëpërmjet ndalimit të shamisë modeste ata kërkojnë të komplikojnë modelin e botës ruse, deklaroi Gainutdin. 

   

Federata Ruse është shtëpia ku jetojnë rreth 23 milion muslimanë në veri të Kaukazit dhe në republikat jugore, në Çeçeni, Ingusheti dhe Dagestan.

   

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi që përfaqëson afërsisht 15 për qind të popullsisë së saj prej  45 milionë banorë, kryesisht ortodoksë.

   

Në janar 2013, Shërbimi Federal Rus i Migrimit ka nxjerrë një vendim që lejon gratë e emigrante që punojnë në Rusi për t’u mbuluar  me shami pa mbuluar fytyrat e tyre në lejet e tyre të identifikimit.

 

Veshjae e shamisë shkaktoi një polemikë në Rusi në tetor 2013 pasi pesë studente muslimane u ndaluan për të vazhduar mësimin në shkollën e tyre në fshatin e Kara-Tyube në rajonin jugor të Stavropolit.

   

Edhe pse ato fillimisht ishin lejuar të vazhdojnë shkollimin e tyre në shtator, ndërsa më vonë atyre nuk ju lejuar veshja e shamisë.

  

Në atë kohë, kryetari, Vladimir Putin përkrahu ndalimin e shamisë muslimane në shkolla.

   

Islami e sheh mbulesën si një kod të detyrueshëm të veshjes, jo një simbol simbol fetar për të shfaqur përkatësinë fetare. 

Burimi: On Islam