Pse jetërat e myslimanëve nuk janë të konsiderueshme
Nga Nadia El-Zein Tonova
dhe Khaled A Beydoun
Pa marrë parasysh vajtimeve grupore, parullave apo shprehjeve me shenja hashtag, jetërat e myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të konsiderueshme. Shkaktar të vrasjes së tri studentëve mysliman amerikan në Chapel Hill dhe konteksti i saj i gjerë, konfirmojnë këtë të vërtet brutale. Tre viktima, Deah Barakat(23), bashkëshortja e tij, Jusor Muhamed(21) dhe motra e saj Razan Muhamed (19), janë vrarë të martën rreth orës 17.11. Identiteti i vrasësit, Craig Stephen Hicks(46), është zbuluar shtatë orë më vonë. Përkundër kumtimit të këtyre fakteve dhe provave se vrasjet janë kryer nga urrejtja, mediat shtetërore kanë hesht. Historia vërteton që rastet e kundërta racore apo identitetet religjioze, po të ishin kriminelët arab mysliman, ndërsa viktimat të bardhët, do të shkaktonin vëmendjen e menjëhershme të mediave, sikur në nivel nacional ashtu edhe atij global. Megjithatë, pasi që Barakat dhe motrat Muhamed janë arab mysliman, mediat janë vonuar me raportimin e ngjarjes tronditëse. Përveç që mediat e kanë zvogëluar vlerën e jetës së myslimanëve, politika e qeverisë amerikane drejtuar kundrejt myslimanëve amerikan vërtetojnë bashkimin e identitetit mysliman dhe kërcënimit terrorist. Politika institucionale në formë të përcjelljes, strategjisë për profilimin dhe luftën kundër radikalizmit, lidhjes së identitetit mysliman me dyshim dhe korrupsion, inkurajon qytetarët e thjeshtë sikur Hicksin të ndërmarrin në dhunë nga urrejtja.
Në mes prezantimit të rrejshëm medial dhe neglizhencës dhe mbikëqyrjes së organizuar dhe ngufatjes mediale të myslimanëve, faktet në SHBA kanë sjell gjer në përfundimin të pamohueshëm se jetërat e myslimanëve nuk janë të rëndësishme. Ndoshta është e pamundur të pritet se të njëjtat media të cilët në shumë raste kanë treguar në mënyrë të gabuar myslimanët, tani shpejt të thehen dhe të vrapojnë për të raportuar për viktimat e tyre. Sulmi në revistën Charlie Hebdo në fillim të janarit, dhe një varg sulmesh në të cilin kanë marr pjesë kriminelët mysliman para kësaj, vërtetojnë mendimet se” jetërat e myslimanëve janë të rëndësishme për raportime vetëm atëherë kur ata gjenden pas revoles, e jo para revoles.” Megjithatë” tre viktimat janë qytetarë amerikan” kanë thënë qytetar të cilët bashkëndienin viktima duke vajtuar. Apo” studentët të suksesshëm me dosjen e pastër para të cilëve gjendej ardhmëria e ndritshme”. Dy prej tyre, Deah dhe Jusor ishin të sapomartuarit, tani të ndarë vetëm 4 muaj pas kurorëzimit. Kanë menduar për jetën e përbashkët të ardhme me fëmijë dhe gardhë të bardhë prej drurit. As shtetësia e tyre e as të arriturat e tyre nuk i kanë ruajt viktimat nga urrejtja. Ata ishin mysliman.
Kjo karakteristikë është më e rëndësishme. Identiteti mysliman i tyre, e ka tejkaluar dhe ka lënë në hije amerikanizmin e tre viktimave. Religjioni i tyre njashtu ishte më e rëndësishëm për mediat amerikane, të cilët janë vonuar me raportimin e ngjarjes.
CNN, Fox News dhe MSNBC më në fund kanë publikuar tregimin për vrasjet të mërkurën në mëngjes, pas 12 orëve pasi që janë vrarë tre njerëz të rinj duke lënë myslimanët të pyesin: po të ishin viktimat të bardhët dhe jomysliman, ndërsa sulmuesi mysliman, a do të reagonin mediat aq ngadalë? Jo, assesi. Jetërat e myslimanëve janë të rëndësishëm vetëm atëherë kur ata janë kriminel. E jo viktima. Kjo po konfirmohet në lajmet dhe raportimet të shtrembëruara në të cilin flitet ” se ishte grindja rreth vend parkimit” motivi kryesor i vrasjeve e jo urrejtja. Strategjinë të cilin e realizon shteti dhe me të cilin vehen në shenjë myslimanët dhe paraqiten pjesëtarët e këtij grupi demografik si të dyshuar. Strategjia e agjencionit nacional të sigurisë për mbikëqyrje dhe luftë kundër ekstremizmit, PATRIOT dhe strategjia e raporteve për raportimin e aktiviteteve të dyshuara, formësohen brenda mureve të qeverisë. Por këto politika njashtu formojnë stereotipet dhe inkurajojnë dhunën jashtë saj. Këto strategjitë gjithëpërfshirëse të cilët janë të harmonizuara dhe të zgjeruara, janë ndërtuar në pretendimet e vjetra për”luftëtarë armiqësor”, “rreziqet për sigurinë nacionale”, dhe “ njerëz të cilët nuk mund të asimilohen”. Ligjet e kaluara të cilët kanë kufizuar asimilimin e myslimanëve janë ndërtuar në teorin raciste dhe orientaliste. Megjithatë, politika shtetërore e cila sot profilon dhe përndjek akoma bazohet në këto baza të njëjta. Përveç se ka mundësuar taktikat diskriminuese, ligjet anti myslimane lejojnë stereotipet e zgjeruara për myslimanët sikur njerëz të dhunshëm, të rrezikshëm, të shfrenuar dhe antiamerikan. Mbështetja e stereotipeve të tilla, ky rrjet i ligjeve anti myslimane dhe i këtyre strategjive inkurajojnë qytetarët, sikur Hicksi, të marrin drejtësinë në duart e veta. Do të ishte gabim të përshkruash këto ligje anti myslimane dhe politikën e tillë si diç që inkurajon islamofobin dhe kulturën antiarabe. Në vend të kësaj, këto ligje dhe politika të tillë konfirmojnë psikozën e pranishme, e cila është rritur dukshëm me raportimet subjektive dhe tregime të gabuara filmike, të cilin qartë mund të shohim në filma sikurse që është Snajperisti. Megjithatë, këto ligje dhe strategji nuk janë produkt i studiove holivudiane. As që i sjellin shefat e CNN-it dhe Fox News-. Ata i formojnë dhe i sjellin zyrtarët brenda sallave të zbrazta të qeverisë. Abuzimi” myslimanëve amerikan” me lejim të vulës shtetërore inkurajon islamofobinë dhe motivon dhunën e papërshkruar.
Pikëpamjet e shtetit se jetërat e myslimanëve janë të rëndësishme kur ata janë vetëm subjekt i mbikëqyrjeve dhe caqe të luftës kundër ekstremizmit, por jo edhe kurrë janë viktima direkt apo indirekt të kësaj politike. Mediat ngecin dhe ligjet shtetërore qartë tregojnë se jetët e myslimanëve nuk janë të konsiderueshëm. Megjithatë, myslimanët amerikan nuk mund të përballojnë që qetë të qëndrojnë nga anash. Kompania ”Rezistencë urrejtjes” të cilin e udhëheq rrjeti i bashkësisë arabo-amerikane, projekti ACCESS, punon me bashkësitë gjatë tërë shtetit në organizimin e lutjeve, punëtorive edukative dhe organizimin brenda bashkësive në të cilin arabët amerikan dhe myslimanët më së shumti janë të ekspozuar. Nga Kalifornia, New Yorku, Michigeni gjer te Florida, qytetarët janë grumbulluar në bashkësitë e tyre lokale, jo vetëm që të bashkë ndiejnë dhimbje, por edhe që të koordinojnë planet për të kundërshtuar në profilimin, diskriminimin dhe dhunën qeveritare. Nëse në sallat e fuqisë amerikane shpesh kumbojnë fjalët se jetët myslimane nuk janë të konsiderueshëm, rezistenca më e forte duhet të vijë nga vet myslimanët amerikan. Rezistenca e cila tejkalon rënkimet, parrullat dhe hashtaget. Rezistenca e cila promovohet me aksione të qëndrueshme dhe mobilizim të masave kundër sallave të fuqive të cilët sistematikisht reduktojnë vlerat e jetës myslimane.