Rreth 100.000 evropianë janë bashkuar me ISIL-in
Një raport nga e përditshmja spanjolle El Pais tha se mes 30.000 dhe 100.000 individë nga vende europiane janë bashkuar me grupin terrorist ISIL.
Raporti tha se shumica prej tyre janë duke luftuar në Siri dhe Irak dhe disa janë kthyer në Evropë me karta të rreme të identitetit.
I ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe i Levantit (ISIL) është një grup terrorist që besohet të jetë i mbështetur nga Perëndimi dhe disa vende arabe të rajonit.
Grupi ekstremist, i cila kontrollon pjesë të territorit verior të Sirisë, ka dërguar luftëtarët e tij në Irakun fqinjë në qershor të vitit të kaluar, shpejt ka pushtuar sipërfaqe të mëdha toke midis dy vendeve.
Terroristët e ISIl-it kanë bërë krime të tmerrshme në zonat e pushtuara në Irak dhe Siri.
Ata kanë terrorizuar dhe vrarë banorë nga të gjitha komunitetet, duke përfshirë muslimanët shi’itë, sunitë, kurdë dhe të krishterë.
Burimi: IQNA News