Pas funeralit të Mbretit Saudit, 500 kinezë pranojnë fenë Islame
Një video YouTube e shpërnarë nga një gazetë Saudite tregon se 500 kinezë e përqafuan fenë Islame, pasi u prekën nga thjeshtësia e varrimit të të ndjerit Mbretit Abdullah bin Abdul Aziz.
Ata të gjithë u bënë muslimanë pasi dëshmuen përmes deklarimit të Shehadetit përmes altoparlantëve se Nuk ka zot tjetër përveç Allahut, Muhammedi (a.s.) është i dërguar i All-llahut . Filmi në YouTube, është publikuar në gjuhën arabe njoftoi gazeta e përditshme arabe Ajel.
Video tregon punëtorët kinezë të mbledhur pranë zyrave të kompanisë së tyre në qytetin lindor të Xhubail dhe deklamonin Shehadetin, apo Fjalën e Dëshmisë. .
Ata gjithashtu kanë marrë udhëzime nga autoritetet fetare saudite se si të përqafojnë fenë e re.
Mbreti Abdullah ndërroi jetë të premten e kaluar, duke u zëvendsuar nga vëllai i tij 79-vjeçar, Selmani , që do të kurorëzohet mbreti i ri.
Trupi i mbretit të vdekur me një auto-ambulancë u dërgue në xhami, ku u falë namazi i xhenazes para se të varroset në një varr të thjeshtë pa kurrfarë shenja.
Ai ishte vendosur në një arkivol të thjeshtë të bardhë sipas mësimeve të Sheriatit apo Ligjit Islamik.
Islami bën thirrje për respektimin e qenieve njerëzore të gjallë apo të vdekur.
Trupi i vdekur i një muslimani duhet të dërgohet menjëherë në një morg për pastrim apo larje dhe përgatitje.
Dy apo tre muslimanë të rritur duhet të lajnë trupin dhe pastaj ta mbulojnë me qefin. Para varrimit, duhet të falet namazi i xhenazes.
Varrimi duhet të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Burimi: OnIslam & Newspapers