Egjipt

Qendra për dialog ndërfetar do të themelohet në Egjipt

Një Qendër për Dialog Ndërfetar është planifikuar të themelohet në Egjipt nën mbikëqyrjen e Ahmed Al-Tajjib, Shejh i Al-Az-harit.

  

Sipas faqes Al-Youm Al-Sabi ', qendra do të drejtohet nga Mahmud Hamdi Zakzouk, anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj të Universitetit Al-Az-har.  

   

Anëtarët e qendrës do të përfshijnë Sami Muhamed Mandour, pedagog i Universitetit, në Fakultetin e Gjuhës dhe Përkthimit, Kemal Buraika 'Abdulsalam, Sekretar i Departamentit të Universitetit të Studimeve Islame në gjuhën angleze, Reza Muhammed Hussein el-Dakiik, Sekretar i Besimit dhe Filozofisë në Fakulteti i Parimeve të Fesë në Tanta, Muhammed Abdul Fudhail Abdul Rahim, mbikëqyrësi i degës së Universitetit të Studimeve Islame në gjermanisht dhe Muhammed el-Sulejmani, hulumtues në Dialogun Islami-Krishtërimi dhe anëtar i  Shoqatës Botërore për të diplomuarit e Universitetit al-Az-har.

   

Objektivat kryesore të qendrës do të përfshijnë shpërndarjen e kulturës së dialogut midis ndjekësve të besimeve të ndryshme dhe zhvillimin e bashkëjetesës paqësore mes tyre.

  

Qendra do të theksojë vlerat e përbashkëta ndërmjet feve dhe forcimin e bashkëpunimit në mes të El-Az'harit dhe qendrave fetare.